GJITHÇKA KA TË BËJË ME PSIKIKËN E NJERIUT

0

Arben Çokaj

Kur të mungojnë mendtë e vetëdija, dhe të tërheq për hunde si bagëti pavetëdija…

Rrap e çap, e rrap e çap, hyn e vjedh, përdhunon, trafikon e bën poshtërsi, e ku përfundon? Pse po e bën të gjithën? Ku po i çon paratë që grumbullon, nofullat e hapabythjen para tjerëve?!

Hyn prokuroria e gjykata dhe ta konfiskon në fund gjithë pronën, mijëra e mijëra metra katrore në bregdet, ndërtesa e biznese të vëna me poshtërsi e paligjshmëri! A nuk do të kishte qenë më mirë me u tregua më i përmbajtur dhe më i kujdesshëm?!

Rrap e çap, e rrap e çap, hyn e vjedh banka, të fusin në burg, ikën nga burgu me armë, tregohesh lul same, s’ka ku shkon më performanca, vjedh miliona Euro herë pas here në aeroport dhe në fund? Një plumb i forcave speciale ta pasivizon marrinë, në lule të ballit, trupi bie si lopë e therun në qafë dhe saga e hajnive të famshme përfundon me turp…

Hyn prokuroria e t’i vë sekuestro konservative të gjithë pasurusë personale e familjare dhe mbetesh edhe i vdekur edhe me loqe në dorë… A thua nuk kishte ndonjë rrugë më të mirë a, më të dobishme dhe më të kujdesshme?

Kjo pra është kthesa e gabuar… Kur si komb e shoqëri kemi kalur komplet nën pushtetin e pavetëdijes, hajnisë e poshtërsisë!

Por krimi godet edhe politikën, godet çdo qelizë të shoqërisë sonë të paditur dhe të pavetëdijshme, e cila po shkërmoqet përditë për shkak të vulgut e pasionit të marrë e të pavetëdijshëm, të papërmbajtur, që nuk ka frena!

Rrap e çap, e rrap e çap, hajni votash e shkërdhatllëk e poshtërsi, deputet e ministër një copë tuli e kockash me dy sy… Merr famë e ruhesh, policia e organet e sistemit të drejtësisë të kursejnë se edhe ti ruhesh, tregon më shumë takt, por paret e hajnisë të godasin, të godasin në plancin e fryrë e han e dhjet, e të bjen edhe pika në kokë e vdes si mut, ose një fëmijë të pin drogë dhe je gati me dhanë miliona Euro për me e shërua atë, por jo, ai të çon për hall në varr, se ka marrë rrugën e mutit… etj. etj.

A ka more mend ky popull? Duhet shtet e rregulla, jo anarki, jo poshtërsi, se po vetë-ekzekutohemi si shoqëri. Një mik më tha sot se “ajo që po shoh përditë, po më bën ta kujtoj me nostalgji kohën e Enverit…” Ai krime bëri, diktaturë, por edhe shtet!

Në Amerikë ta këndonin këngën… jo vetëm se të dënojnë më egër se diku tjetër po të kapën me shkelje, sa të rrënojnë komplet, por për çdo pronë që ekziston, shteti merr tatime. E kështu, sillu e pështillu, rrap e çap sa të duash, i fituar atje në fund, në emër të Zotit, dilte vetëm shteti! Prona aty rri…

Kështu duhet ta bëjmë edhe ne, një shtet që të lë të lirë brenda disa rregullave të caktuara, por të këput keq, kur i shkelë ato! Rrap e çap, e rrap e çap! Mos u sillni si lopë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu