Mediat belge: Mafia shqiptare transporton drogë me avionë nga SHBA dhe Kanadaja

0

Një investigim i gjerë i realizuar nga tre prej mediave më prestigjioze të Belgjikës ka ngritur alarmin për fuqizimin e rrjeteve kriminale shqiptare në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Sipas gazetës “Le Soir”, televizionit publik belg RTBF dhe revistës “Knack”, grupet kriminale shqiptare kanë arritur një nivel ndikimi që i vendos përkrah karteleve meksikane dhe organizatave mafioze italiane.
Në raportin e tyre thuhet se Shqipëria po përballet me akuza të rënda për depërtimin e krimit të organizuar në ekonomi dhe struktura të ndryshme të shoqërisë, ndërsa rrjetet shqiptare të trafikut të drogës po zgjerojnë aktivitetin e tyre në tregjet ndërkombëtare.
Një nga elementët më tronditës të investigimit është pretendimi se trafikantët shqiptarë nuk mbështeten më vetëm tek rrugët tradicionale të kontrabandës, por po përdorin edhe avionë privatë për transportimin e lëndëve narkotike nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja drejt destinacioneve të tjera.
Sipas mediave belge, organizatat kriminale shqiptare kanë ndërtuar lidhje të forta ndërkombëtare, duke kontrolluar pjesë të rëndësishme të trafikut të kokainës në Evropë. Raporti evidenton se këto grupe kanë fituar reputacion për organizim të lartë, fleksibilitet dhe aftësi për të depërtuar në tregje të reja.
Publikimi ka shkaktuar debat të fortë në Belgjikë dhe më gjerë, duke rikthyer në qendër të vëmendjes shqetësimet mbi ndikimin e krimit të organizuar dhe sfidat që ai paraqet për sigurinë dhe institucionet në rajon.
Raporti i plotë i mediave belge pritet të nxisë reagime të shumta politike dhe institucionale, për shkak të akuzave dhe pretendimeve të rënda që ai përmban

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu