Hajdutët në burg, Shqipëria nuk shitet!

0

Shkruan Leo Nika

Para 35 vitesh tranzicion ka ardhur momenti për ti dhënë fund një modeli qeverisjeve që ka cënuar pronën private pasuritë kombëtare dhe interesin publik..
Kjo protestë e nisur si reagim ndaj cënimit të pronës dhe të pasurive kombëtare paraqet këto kërkesa të qarta dhe të panegoiushme
1 Dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe të gjithe qeverisë
2 Shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë
3 Shfuqizimin e paketës së malëve
4 Anullimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore
Këto nuk janë kërkesa partiake.. Janë kërkesa për drejtësi ligjshmëri dhe mbrojtjen e interesit kombëtar.. Ne nuk pranojmë negociata mbi të drejtat themelore të qytetarëve dhe mbi pasuritë që u përkasin të gjithë shqipëtarëve..
Sot i bëjmë thirrje çdo shqipëtari brënda dhe jashtë vendit të bashkohet në këtë përpjekje qytetare për ti dhënë fund kësaj kaste politike të korruptuar.. Koha e heshtjes ka mbaruar.. Koha për veprim ka ardhur.. Shqipëria na përket ne qytetaŕëve shqipëtarë.
Shqipëria nuk shitet.
Rroftë Shqipëria!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu