Shkruan Zef Ndreka
Vota e elektoratit ka imponuar kompromise.
Janë numëruar mbi 95% e votave deri në këto momente nga KQZ në Kosovë. Nqs rezultatet përfundimtare mbeten siç janë raportiar deri më tani, pra VV rreth 42-44%, PDK rreth 22%, LDK rreth 18% dhe AAK rreth 8%, atëherë Kosova futet sërish në zonën e negociatave të vështira. Raportimet e para tregojnë se VV është forcë e parë, por larg shumicës së pretenduar që do ti lejonte të qeveriste e vetme.
Mendoj se mbetën katër mundësi për zgjidhje apo bllokim..
– VV të arrijë formimin e qeverisë me partnerë më të vegjël. Ky është mundësiai më logjike nga pikëpamja kushtetuese, pasi partia e parë merr e para mundësinë për të krijuar shumicën. Por problemi do të mbetet përsëri i njëjtë ku marrëdhëniet e VV-së me PDK-në, LDK-në dhe AAK-në janë shumë të tensionuara. Sepse edhe po të arrijë të formohet qeveria, zgjedhja e Presidentit të Kosovës kërkon konsensus më të gjerë, kërkon minimumin 81 vota deputetësh.
– Koalicion opozitar PDK–LDK–AAK matematikisht mund të afrohet tek shumica, sidomos me mbështetjen e deputetëve të komuniteteve jo shumicë. Por edhe ky variant ka vështirësi, sepse këto parti kanë rivalitete të vjetra dhe do të duhej të binin dakord për kryeministrin dhe presidentin.
– Marrëveshje e madhe VV–LDK ku historikisht ka ekzistuar precedent bashkëpunimi mes tyre. Kjo do të ishte ndoshta formula më stabilizuese për institucionet, por aktualisht duket politikisht e vështirë për shkak të përplasjeve të viteve të fundit.
– Bllokim dhe zgjedhje të reja ku fatkeqësisht, ky nuk mbetet obsion teorik. Kosova po zhvillon zgjedhjet e treta parlamentare brenda 18 muajve pikërisht sepse partitë nuk arritën marrëveshje për institucionet, përfshirë zgjedhjen e Presidentit.
Nga vështrimi politik, mesazhi i votuesve duket i qartë, ku VV mbetet partia më e fortë, por nuk merr mandat për të qeverisur e vetme, ndërsa opozita forcohet, por nuk fiton shumicë për ta zëvendësuar lehtësisht. Pra elektorati nuk i ka dhënë asnjë partie “çek të bardhë”, por ka imponuar kompromis.
Kështu, zgjedhjet e sotme në Kosovë nuk i fitoi askush, por a janë të gatshëm liderët të bëjë lëshime?
Ndryshe Kosova rrezikon të vazhdojë ciklin e krizës institucionale që po zgjat prej më shumë se një viti.



