Shkruan Sokol Pepushaj
Se cili është krimineli më i tmerrshëm i kombit, të gjithë, me të majtë e të djathtë, në ndërgjegjen e pa ekspozuar, normalisht nga droja, sillen rreth dy emrave, Enver Hoxhës dhe Sali Berisha.
Të dy, janë aty-aty, kanë zhdukur gjithë miqtë rreth vetes dhe kanë bërë krime që nuk duan as lupë t’i zmadhosh, as investigim t’i hetosh.
Se cili është hajduti më i famshëm i historisë sonë, prapë të tërë, në ndërgjegjen e mbështjellë me frikë, rrotullohen po rreh dy emrave, Ilir Metës dhe Edi Ramës.
As dyshja e parë, as e dyta, nuk kanë qenë kurrë as pro amerikanë, as kanë shfaqur qëllim të ndërtojnë shtet ligjor, përveç fiktivitetit aktiv, që e kanë ngritur në Qiellin e errët si raketë gjurmëlënëse.
Po Amerika vetë, a i njeh sa Fshati që i lindi, rriti dhe duroi këta 4 monstra?!
Durimi i madh po vlerësohet si fatkeqësi e madhe. Fshatarët duruan se nuk gjenin rrugë të kundërt të ecnin, por as kërbaç më të lehtë për kurrizin, ndaj e pësuan dhe vazhdojnë.
Mirë pësimi, po mësimi cili është?!
Mësimi, në zhargonin politik premtues, të bën të fshish sytë, kur lëviz gishtat e vetëdijshëm mbi tastierën e pavetëdijshme, që taksat e tua, pasuritë, liritë e të drejtat, t’i orientojnë dhe komandojnë kriminelët, hajdutët dhe antiamerikanët më të tmerrshëm që njeh historia jonë.
Të bësh jetë hollywoodiane në një fshat të varfër, pa lëshuar rrjetat e korrupsionit dhe të vetëmbrojtjes nga rrymat e kohërave, nuk ka shpjegim ende në këtë Tokë që prej miliarda vitesh nuk “pendohet” se bën të njëjtën rrugë, sillet rreh Diellit.
Lodhja që mund t’i mjaftonte Tokës të mendohet, dhe muri i moçëm antiamerikan i elitave tona, shihen si monumente të vetëdijes natyrore dhe pavetëdijes njerëzore, në këtë kohë që edhe tokat, edhe pasuritë, edhe liritë, na i kanë grabitur këta sundues arrogantë.
Po ekuacioni ynë është kaq i thjeshtë.
Amerika, që shqiptarët i besojnë sa Zotit, a e shikon se shtypja përmes konflikteve të fabrikuara ka emra konkret, se Enver Hoxha, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama janë 4 antiamerikanët më të famshëm të historisë sonë



