Gjykata Supreme e SHBA i hap rrugë administratës Trump për heqjen e statusit të mbrojtur për mijëra emigrantë

0

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të administratës së Donald Trump, duke i dhënë të drejtë të përfundojë statusin e mbrojtur për qindra mijëra emigrantë që jetojnë prej vitesh në Shtetet e Bashkuara.

Vendimi, i marrë me 6 vota pro dhe 3 kundër, rrëzon vendimet e gjykatave federale që kishin bllokuar më herët përfundimin e Statusit të Përkohshëm të Mbrojtur (TPS) për rreth 350,000 shtetas nga Haiti dhe 6,100 nga Siria.

TPS u jep mundësi personave nga vende të goditura nga lufta apo fatkeqësi natyrore të qëndrojnë dhe të punojnë ligjërisht në SHBA, pa rrezikun e dëbimit për një periudhë të caktuar kohore.

Në një vendim të veçantë, Gjykata Supreme sqaroi gjithashtu se migrantët që mbërrijnë në kufi nuk mund të aplikojnë për azil pa hyrë fizikisht në territorin amerikan, një tjetër vendim që i jep hapësirë më të madhe politikave të emigracionit të administratës Trump.

Sipas rregullave aktuale, përfituesit e TPS mund të qëndrojnë dhe të punojnë ligjërisht në SHBA për deri në 18 muaj, me mundësi zgjatjeje, dhe nuk mund të deportohen gjatë kësaj periudhe vetëm për shkak të statusit të tyre.

Ky program ishte zgjeruar veçanërisht për shtetasit haitianë pas tërmetit të vitit 2010 dhe për sirianët pas shpërthimit të luftës civile në Siri në vitin 2012.

Vendimi i fundit pritet të ketë ndikim edhe në mijëra përfitues të TPS nga vende të tjera që ndodhen aktualisht në SHBA.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu