Shkruan Lorenc Vangjeli
“Unë erdha! U krye”, tha Sali Berisha duke njoftuar heqjen e sanksioneve amerikane që e ndalonin atë të udhëtonte drejt Tokës së Premtuar. Nuk ka pikë rëndësie sesi u arrit, që në një segment kohor prej pesë vjetësh, Sali Berisha, njeriu i qindra betejave politike të fituara a të humbura, arriti të fitojë luftën e jetës së tij. Ato janë vetëm detaje për një nga dy njerëzit me dritëhijet më të forta të tranzicionit shqiptar. Thelbi qëndron në aktin e parë pesë vjet më parë dhe aktin e fundit tani në 11 qershor 2026.
“U krye!”, tha Sali Berisha për plumbin e nisur në tjetër objektiv dhe ndryshoi trajektore drejt tij. Deputetët e tij e duartrokitën, kurse socialistët qëndruan ulur, me sytë në prehër. U ndjenë të fituar ata që e përkrahën që në ditën “Zero” nga demokratët, por edhe ata që besuan se ishte ndarë përfundimisht nga Ati i tyre.
Të tendosur nga protestat e pandërprera antiqeveritare, socialistët u ndjenë të grabitur nga ajo që dikur e konsideronin dhuratë amerikane. Por asnjëra….



