Shkruan Caush Xhufi
1. Dorëheqja e KM Edi Rama!
2. KM Edi Rama t’i dorëzohet Drejtësisë për të gjitha Vendime e Qeverisë së tij (VKM) që janë në shkelje të Neneve 1,2 e 3 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë për ruajtjen e Sovranitetit të Shqipërisë dhe Tërsisë Teritoriale të vendit duke shitur pjesë të tij, për më tepër, ishullin e Sazanit, një pikë strategjike e rëndësishme për Mbrojtjen e Shtetit Shqipëtar. (Nje grup ekspertësh juristash atdhetar, të pa përlyer me afera korruptive të caktohet urgjentishtë nga Komiteti Drejtues i Protestës për të evidentuar të gjitha VKM që janë kundra interesave të Kombit Shqipëtar për përpilim akuze për SPAK)
3. Në veçanti: anullimi i VKM për paketën e Maleve dhe Investimet Strategjike
4. Ish KM Sali Berisha t’i dorëzohet Drejtësisë për të gjitha Vendime e Qeverisë së tij (VKM) që janë në kundërshtim me interesat e Kombit Shqipëtar, si shkatërrimi i gjithë veprave të ndërtuara me djersën e Popullit, lejimin dhe stimulimin e skemave Piramidale, hapjen e depove të armëve, që çuan në luftë civile të vitit famëkeq 1997 me mbi 3000 viktima njerez të pa fajshëm, shkatërrimin e Ushtrisë dhe Mbrojtjes duke i çuar armatimet për skarp, shitjen e fishekëve për përfitime korrupsioni që sollën tragjedinë e Gërdecit, marrëveshjen anti-kombetare të Detit (2009), e shume e shume të tjera!
5. Të anullohet Ligji i Zgjedhjeve i vitit 2008 me lista të mbyllura të Partive! Deputetet të zgjidhen direkt nga populli me lista të hapura!
6. Të vendoset në Kushtetutë një Nen i Ri ku të shprehet: “Tokat e Republikës së Shqipërisë nuk shiten shtetasëve, institucioneve apo bizneseve të huaj!
7. Të krijohet një qeveri Teknike për të kaluar në zgjedhje të reja, me ligjin e aprovuar nga ky Referendum për zgjedhje me lista të hapura
8. Presidenti të zgjidhet direkt nga populli
9. Etj., që mund të shtohen nga të tjerë!
• Të firmoset online ky Referendum dhe pasi të merren le të themi psh mbi 500,000 firma, të legalizohet si Referendum Popullor për Ndryshim e përmirësim të Kushtetutës ekzistuese të Republikës së Shqipërisë
• Ftoj edhe atdhetarë të tjerë të shtojnë ndonje pikë të rëndësishme këtij Projekt-Referendumi dhe tjua vëmë në konsideratë Komitetit të Shpëtimit Kombëtar- drejtues të kësaj Proteste madhështore Mbarë-Kombëtare!
Rroftë Shqipëtaria!
Tradhëtarët në burg!
Mbarësi Protestës Mbarë-Kombëtare Shqipëtare!



