Një autogol diplomatik

0
Shkruan Zef Ndreka
– Specialja, populizmi dhe çmimi që mund të paguajë Kosova.
– Kosova mund të marrë një kosto të madhe diplomatike nga një ligj që në fund të fundit, mund të mos arrijë as efektin juridik që politika u premton qytetarëve.
– Ligji i miratuar është menduar kryesisht për konsum të brendshëm politik, atëherë kemi një rast tipik ku partitë fitojnë populizëm afatshkurtër, ndërsa shteti merr faturën afatgjatë.
Vendimi i Kuvendit të Kosovës për të ndryshuar Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar është shumë më I rrezikshëm se një debat juridik për Gjykatën Speciale. Ai vendim është prova serioze për mënyrën se si politika kosovare di ose nuk di të ndajë emocionin kombëtar, interesin elektoral dhe interesin afatgjatë të shtetit.
Duhet thënë se Kuvendi i Kosovës nuk e ka shfuqizuar Gjykatën Speciale. Më 6 tetor 2026 ai miratoi ndryshime që prekin elemente thelbësore të funksionimit të saj, lidhur me juridiksionin, periudhën që mbulon, kufijtë e dënimeve, vendin e vuajtjes së tyre dhe mundësinë e faljes presidenciale. Nisma erdhi vetëm pak javë pas vendimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, vendim i cili nuk është ende i formës së prerë.
Pikërisht në këtë moment ka lindur problemi.
Mund të ketë sipas meje, ka shumë arsye për të kritikuar mënyrën se si është zhvilluar procesi në Hagë. Mund të debatohej për proporcionalitetin e dënimeve, për standardet e provës, për konceptin e përgjegjësisë, për kohëzgjatjen e paraburgimit dhe të procesit, madje edhe për perceptimin, se historia e luftës së UÇK-së po gjykohet përmes përgjegjësisë penale të disa individëve.
Por Kosova, si një shtet serioz nuk i përgjigjet realisht vendimit gjyqësor që nuk i pëlqen duke ndryshuar rregullat juridike, ndërsa procesi vazhdon.
Këtu qëndron thembra e Akilit, por vendimtare, midis mbrojtjes së UÇK-së dhe dëmtimit të shtetit të Kosovës.
UÇK-ja mund dhe duhet të mbrohet nga pikëpamja politike, historike dhe diplomatike. Lufta e saj çlirimtare dhe aleanca vendimtare me SHBA-në dhe NATO-n janë pjesë e historisë së krijimit të Kosovës së lirë. Por mbrojtja e kësaj historie nuk duhet të bëhet duke krijuar përshtypjen se institucionet e Kosovës ndryshojnë ligjet për të ndikuar mbi procese konkrete gjyqësore.
Shtojmë me të drejtë pyetjet:
A ishte i drejtë procesi në Hagë?
A respekton Kosova sundimin e ligjit dhe detyrimet ndërkombëtare që vetë ka marrë përsipër?
Dhe reagimi i Bashkimit Europian është pikërisht në këtë pikë.
Më 8 tetor, BE-ja deklaroi zyrtarisht se ligji i miratuar nga Kuvendi bie ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj Bashkimit Europian. Brukseli kërkoi respektimin e pavarësisë së Dhomave të Specializuara dhe kujtoi se ato janë institucione gjyqësore të krijuara nga vetë vendimet e institucioneve të Kosovës dhe të integruara në rendin e saj kushtetues.
Edhe Gjermania, një nga mbështetëset më të rëndësishme europiane të Kosovës, është shprehur “thellësisht e shqetësuar” dhe ka mbështetur qëndrimin e BE-së.
Ndaj këto reagime nuk duhen nënvlerësuar.
Po Këshilli i Europës?
Nuk mund të thuhet tani për tani se ky ligj e përjashton automatikisht Kosovën nga anëtarësimi në Këshillin e Europës. Nuk ekziston një mekanizëm i tillë i menjëhershëm.
Por politikisht, ai mund ta komplikojë seriozisht rrugën e Kosovës, sepse arsyeja është e thjeshtë.
Vetë opinioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për aplikimin e Kosovës e ka vendosur sundimin e ligjit, pavarësinë e gjyqësorit, respektimin e të drejtave të njeriut dhe zbatimin e detyrimeve institucionale në qendër të vlerësimit të Kosovës.
PACE ka theksuar posaçërisht nevojën për “respektim të plotë të sundimit të ligjit pavarësisht konsideratave politike” dhe për forcimin e cilësisë e pavarësisë së sistemit gjyqësor.
Prandaj duhet të imagjinojmë argumentin që Kosova u jep kundërshtarëve të saj.
Kosova kërkon të hyjë në organizatën kryesore europiane të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, ndërkohë që BE-ja deklaron se një ligj i sapomiratuar nga Kuvendi i saj bie ndesh me detyrimet ndërkombëtare dhe cenon arkitekturën juridike të një gjykate të krijuar me zotimet e vetë Kosovës.
Ky është një autogol diplomatik, sidomos kur dihet se Serbia dhe aleatët e saj kërkojnë çdo argument të mundshëm për ta paraqitur Kosovën si shtet që nuk është ende i gatshëm të marrë përsipër detyrimet e plota europiane.
Pra, edhe nëse ndryshimi i ligjit nuk e bllokon juridikisht anëtarësimin, ai mund të prodhojë kosto politike dhe diplomatike.
Politika ndërkombëtare shpesh funksionon në fakt, pikërisht kështu. Nuk është e nevojshme të ekzistojë një nen që thotë “Kosova nuk pranohet”. Mjafton që disa shtete anëtare të thonë se duan të presin derisa Prishtina të sqarojë marrëdhënien e saj me sundimin e ligjit dhe detyrimet ndërkombëtare.
Atëherë përse u bë ky vendim?
Këtu lind dyshimi më i fortë, se kemi të bëjmë, të paktën pjesërisht, me populizëm politik.
Pas vendimit ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së, opinioni publik në Kosovë është emocionalisht i mobilizuar. Pakënaqësia është reale, protestat janë reale, ndjenja se drejtësia ndërkombëtare po tregohet e padrejtë ndaj historisë së UÇK-së është reale për një pjesë të madhe të shoqërisë.
Në një atmosferë të tillë, cili politikan dëshiron të dalë kundër një ligji të paraqitur si “mbrojtje e UÇK-së”?
Pergjigja është e thjeshtë, pothuajse askush.
Kjo shpjegon edhe konsensusin e pazakontë politik rreth nismës. Në leximin e parë, të 91 deputetët që morën pjesë në votim e mbështetën atë, por pikërisht këtu politika duhet të kishte treguar pjekuri, sepse patriotizmi shtetëror nuk matet me atë që duartroket turma sot, por matet edhe me aftësinë për të menduar se çfarë pasoje do të ketë një vendim pas pesë apo dhjetë vjetësh.
Sot është shumë më e lehtë të thuash:
“Ne po mbrojmë komandantët e UÇK-së!”
Por është shumë më e vështirë të thuash:
“Do ti mbrojmë me çdo instrument juridik dhe diplomatik, por nuk do ta dëmtojmë kredibilitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.”
Sot ekziston edhe një problem juridik, ku
Specialja nuk është një gjykatë e huaj që një ditë u imponua në mënyrë krejtësisht të shkëputur nga rendi juridik i Kosovës. Ajo u krijua mbi bazën e ndryshimeve kushtetuese, legjislacionit të Kosovës dhe zotimeve të marra në raport me Bashkimin Europian.
Për këtë arsye ekspertë juridikë kanë ngritur pikëpyetjen nëse Kosova mund ti ndryshojë në mënyrë të njëanshme këto detyrime vetëm përmes një ligji të zakonshëm.
Është e rëndësishme të theksohet se është argumentuar, që ndryshimi i marrëveshjes ndërkombëtare mbi të cilën mbështetet ky mekanizëm kërkon edhe dakordimin e palëve përkatëse. Këtu lind paradoksi.
Kosova mund të marrë një kosto të madhe diplomatike nga një ligj që në fund të fundit, mund të mos arrijë as efektin juridik që politika u premton qytetarëve.
Pra, mund të humbasësh politikisht jashtë vendit pa fituar juridikisht në Hagë.
Ky në fakt është skenari më i rëndë për Kosovën.
UÇK-ja nuk duhet përdorur si kapital elektoral.
Katër ish-drejtuesit e UÇK-së kanë të drejtën e plotë për mbrojtje, për apel dhe për përdorimin e çdo instrumenti juridik në dispozicion.
Kosova gjithashtu ka të drejtë morale dhe politike të kërkojë standarde të barabarta drejtësie dhe të kundërshtojë çdo përpjekje për ta kriminalizuar luftën çlirimtare si të tillë.
Por partitë politike nuk duhet ta përdorin fatin e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit si valutë elektorale, sepse krijohet një garë e rrezikshme. Kush është më patriot, kush e mbron më shumë UÇK-në, kush është më kundër Hagës.
Në fund të kësaj gare mund të fitojë një parti disa pikë përqindjeje, por mund të humbasë Kosova.
Pir shteti është më i rëndësishëm se çdo parti dhe Kosova duhet të luftojë për drejtësi, jo kundër parimit të drejtësisë.
Rruga më e duhur do të ishte që institucionet e Kosovës të ndërtonin një ofensivë të fuqishme juridike dhe diplomatike, të mbështesnin transparencën e procesit, të kërkonin standarde të larta të të drejtave të të akuzuarve, të dokumentonin çdo pretendim për standard të dyfishtë dhe ta ngrinin këtë çështje te partnerët amerikanë dhe europianë.
Por njëkohësisht Kosova duhet të tregojë se marrëveshjet që nënshkruan i respekton.
Sepse një shtet i vogël ka një interes edhe më të madh se një shtet i madh për respektimin e së drejtës ndërkombëtare.
Kosova është produkt edhe i një rendi ndërkombëtar që në momentin më kritik të historisë së saj moderne, ndërhyri për ta mbrojtur popullsinë e saj. Ndaj aleanca me SHBA-në, NATO-n dhe demokracitë europiane nuk është një luks diplomatik, por është një nga shtyllat strategjike të sigurisë dhe shtetësisë së saj.
Kjo është arsyeja pse çështja e Speciales kërkon shumë më tepër maturi sesa emocione.
Mund ta kundërshtosh Hagën pa kundërshtuar Europën, mund ti mbrosh ish-krerët e UÇK-së pa dëmtuar Kosovën, mund ta mbrosh historinë e luftës pa cenuar sundimin e ligjit dhe mbi të gjitha, mund të kërkosh drejtësi pa e futur shtetin në një konflikt të panevojshëm me partnerët e tij strategjikë.
Nëse ligji i miratuar është menduar kryesisht për konsum të brendshëm politik, atëherë kemi një rast tipik ku partitë fitojnë populizëm afatshkurtër, ndërsa shteti merr faturën afatgjatë.
Kosovës sot i duhet pikërisht e kundërta.
Pas viteve të krizave politike, përplasjeve me aleatët dhe ngecjes në proceset integruese, asaj i duhet të rikthejë besueshmërinë ndërkombëtare, të avancojë drejt Këshillit të Europës, BE-së dhe strukturave euroatlantike dhe të forcojë partneritetin me SHBA-në.
Beteja më e rëndësishme nuk është vetëm se çfarë do të ndodhë me katër ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë. Beteja historike është se çfarë shteti do të jetë Kosova pas Hagës.
Do të krijojë një shtet që ndryshon rregullat sa herë politika nuk pajtohet me një vendim?
Apo një republikë europiane që lufton fort për të vërtetën e saj, por që njëkohësisht respekton Kushtetutën, marrëveshjet ndërkombëtare dhe sundimin e ligjit?
Këtu është dallimi midis populizmit dhe shtetkrijimit.
Për Kosovën, shtetkrijimi duhet të jetë gjithmonë mbi interesin e ditës të çdo partie

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu