Vrasje të vogla/ Serhan dhe Oja kalojnë çaste intime, ja ç’do ndodhë të hënën

0

Pelin vendos të përdorë Burxhun për t’u hakmarrë ndaj Merves. Burxhu shkon i kërkon falje Merves. Pelin u dërgon anëtareve të bordit një mesazh ku dëgjohet Burxhu teksa tregon se Merve e ka mbështetur lidhjen e saj me Mehmetin dhe nuk i ka treguar Arzus. Pelin i fton mikeshat të festojnë në shtëpinë e saj. Mehmet pendohet për ndarjen nga Arzu dhe bisedon me Tajlanin. Merve shkon në shtëpinë e Pelinit dhe sheh se ajo po argëtohet me mikeshat. Merve i heq dritat të gjithë lagjes.

Pelinit i prishet festa. Oja frikësohet nga errësira dhe telefonon Edipin. Edip niset për tek Oja. Oja dëgjon zhurma në shtëpi dhe del në rrugë. Ajo i jep makinës e tronditur. Serhan i del para dhe e qetëson. Ai i këndon Ojas një këngë. Arzu argëtohet me fëmijët në shtëpi duke luajtur. Serhan e dërgon Ojan në shtëpi dhe kujdeset për të. Edip i gjen Ojan dhe Serhanin bashkë. Merve shkon në shtëpinë e Ojas por largohet para se të shohë Serhanin. Oja i tregon Edipit se Serhan është bashkëshorti i Merves. Merve hakmerret ndaj mikeshave. Të gjitha shërbyeset e tyre largohen. Oja sheh një ëndërr sikur Serhan i ka ardhur në shtëpi dhe gatuan për të dhe kalojnë çaste të lumtura. Oja zhgënjehet kur kupton se gjithçka ishte një ëndërr. Serhan dhe Oja takohen rastësisht në kafene. Oja e falenderon Serhanin që e ndihmoi mbrëmjen e djeshme. Mehmet i tregon Burxhus se ja dha shtëpinë Arzus./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu