Si kanë ndryshuar përmasat e trupit perfekt përgjatë historisë

0

Si e kuptojmë apo vendosim kur një person është i bukur? Ndonëse duket sikur standardet e bukurisë që ekzistojnë sot janë universale, kjo nuk është aspak e vërtetë. Trupi perfekt femëror ( dhe mashkullor) ka ndryshuar gjatë viteve, ndonëse struktura femërore ka qenë e njëjtë.

Prandaj sa herë ndihesh sikur trupi yt nuk është perfekt, kujtohu që “perfeksioni’ është një ide kalimtare, që do ndryshojë dhe transformohet- duke u dukur u tmerrësisht bukur, nga gjenerata në gjeneratë.

Epoka e Paleolitit

Një nga shembujt më të vjetër të zbuluar që janë një mënyrë shprehëse e artit, është gjithashtu një simbol primitiv i idealit të gruas. Ajo nuk duket aspak si modelet e sotme. Venusi i Willendorfit- një statujë e krijuar rreth 24,000- 22.000 vite p.e.s. Ajo është paradigma e pjellorisë. Kjo vajzë është më shumë sesa thjeshtë e bëshme. Sot do ta quanim, “vajzë mbipeshë”. Gjinj të mëdhenj, vithe të gjera, stomak i bollshëm, si për të treguar që një trupi i mirë është ai që ka mundësi të lindë shumë fëmijë. Modeli nuk ka fytyrë- sytë e bukur dhe buzët mishtore nuk ishin në modë në atë kohë. Rëndësinë e merrte një trup i madh dhe i shëndetshëm i cili kishte më shumë mundësi mbijetese. Duke qenë një statujë, ndoshta dhe mund të ketë ekzagjerime, por para 25.000 vitesh, një trup i bukur ishte një trup mbipeshë.

Greqia e Lashtë

Grekët duhet t’i falënderojmë për definicionin letrar të së bukurës-jemi në shek.VIII dhe autori Hesiod, përshkroi gruan e pare si “kalon kakon”, që do të thotë “gjëja më e bukur dhe djallëzore”. Ajo është djallëzore sepse është e bukur, dhe e bukur sepse është djallëzore. Statujat antike të cilat përcjellin një formë fizike të idealizuar, shfaqin gra me vithe të gjera, me gjinj të plotë dhe me bark jo aq të sheshtë. Ajo çka është e rëndësishme është që grekët nuk sollën vetëm konceptin e të bukurës, por dhe të asaj që është atraktive. Duhet të falënderojmë Platonin për gjetjen e ”përmasave ideale“, kriteri më të cilin gjykohet bukuria, por ishte kolegu i tij Pitagora që krijoi përmasat ideale të fytyrës. Ai tha që për të qenë shumë të bukura, gratë duhet të kenë gjerësinë së fytyrës sa dy të tretat e gjatësisë dhe të dyja anët simetrike. Fytyrat simetrike trajtohen dhe sot si më të bukurat.

Epoka e Rilindjes

Artistët e Rilindjes donin të largoheshin nga vlerat strikte dhe religjioze të Mesjetës. Prandaj nga viti 1300 deri në vitin 1500 ata filluan të pikturonin gjinj të zhveshur që nënkuptonin një miks midis pjellorisë dhe sensualitetit.

Gratë e pikturuara nga artistë si Rafaelo, ishin idealizuar me dukje të zbehtë, por me pak faqe të kuqe, të rrumbullakëta dhe të buta. Rafaelo e ka pranuar që shumica e pikturave nuk ishin të bazuara në modele të vërteta, por ishin thjeshtë rezultat i imagjinatës së tij. Kjo qëndron për shumë piktorë dhe artistë. Me Rilindjen filloi një transformim- gruaja nga një simbol pjellorie u bë simbol bukurie dhe luksi.

Epoka Elizabetiane

Mbretëresha Elizabetë u kurorëzua në vitin 1558, duke i hapur dyert erës së tualetit. Duke pasur prejardhjen nga një shoqëri e cila, sipas një shkrimi në Harward, trajtonte një grua me fytyrën e lyer si mishërimi i Satanit, mbretëresha liberale përqafoi plotësisht tualetin dhe buzët e kuqe. Rutina e tualetit në këto vite filloi të ishte simbol i përkatësisë së klasës. Sa më i zbehtë të ishte aq që më lart ndodheshe në shoqëri. Të varfërit duhet të punonin jashtë duke u nxirë nga dielli. Prandaj të pasurit duhet të tregonin lëkurën e bardhe si simbol i jetës së kamur në ambientet e brendshme. Duke dashur të ruajë imazhin e saj të virgjëreshës, mbretëresha lyente fytyrën me një pudër të bardhë dhe buzët me buzëkuq të kuq. Anëtarët e shoqërisë së lartë e ndoqën, duke besuar që buzëkuqi ishte aq magjik sa largonte dhe shpirtrat e këqij.

Periudha mbas Revolucionit Francez dhe fundi i shek.XV­III

Mbas rebelimit që francezët patën kundrejt aristokracisë gjatë Revolucionit Francez të 1789, njerëzit donin të distancoheshin nga klasa e lartë tashmë e poshtëruar. Grimi u bë shumë më i thjeshtë, sikurse fustanet, të cilat u lehtësuan nga zbukurimet e çmendura. Megjithëse veshjet e tyre edhe sot do të dukeshin tepër të detajuara, por në krahasim me të kaluarën ato u thjeshtësuan dukshëm.

Përpara Revolucionit Francez, tualeti përdorej në mënyrë të barabartë nga burra dhe gra, por ideja e falsitetit sikur thellonte ndasinë klasore, prandaj të dyja gjinitë zgjodhën një dukje më të thjeshtë. Ndërsa kujtimet e revolucionit po zbeheshin dhe vendi hyri në shek e 19, tualeti për gratë fitoi përsëri popullaritet.

Megjithëse u kritikua nga disa, arti i veshjes dhe i grimit u bë një shfaqje e vajzave lozonjare të cilat e bënin për admiruesit e mundshëm. Gratë elitare do të ftonin spektatorët që t’i shikonin ato në faza të ndryshme të veshjes. Ndonëse burrat ishin të dhënë ndaj këtij spektakli, tualeti për ta nuk ishte më në modë duke u bërë pika e referimit për ndasinë midis burrit dhe gruas. E bënte një grua të dukej sensuale, virtyti i saj më i madh.

Epoka viktoriane

Në kohën kur mbretëresha Viktoria fitoi kurorën e saj në 1837, Biblioteka britanike raportoi se prezenca modeste ishte pamja më “in” e kohës. Fundet veref si kambanë u bënë gjithmonë e më të gjera duke shtuar shtresat dhe mbajtëset. Sipas BBC zonjat po fillonin të formoheshin në shtëpi dhe familja dhe amësia ishin për shoqërinë një përmbushje e mjaftueshme emocionale për gratë e kohës. Pamja e zbehtë dhe e dobët ishte e duhura, pa ndonjë enfatizim në pjesë të trupit, pa e bërë gruan të dukej e fortë dhe e pavarur. Në librat e kohës shkruhej si për të bërë shaka: “E kush e dinte që vdekja nga tuberkulozi do të bënte të dukeshe më e bukura e kohës”. Grimi i kohës ishte gjithashtu i rrezikshëm sepse plumbi, amoniaku, merkuri ishin përbërës të zakonshëm. Në kohën viktoriane, nuk injoronin pasojat e efekteve të këtyre helmeve, por gratë thjeshtë ishin të gatshme të helmonin veten për t’u dukur më bukur. Sigurisht që dëshira që mbizotëronte ndaj grave të zbehta, dobëta dhe nënshtruara, nxiti trendin aq shumë, sa dukej sikur të gjitha zonjat donin të vrisnin veten për të qenë më të dëshiruara.

Shekulli i Ri

Viti 1800 solli vajzën Gibson. Ishte një ilustrim nga Charles Gibson, i cili definoi bukurinë e gruas në atë kohë. Që në fillim të shekullit të ri dhe deri në fillimin e Luftës së Parë Botërore vajzat tentuan të riprodhonin ilustrimin. Vajza Gibson ishte e zbehtë por jo e pudrosur sa në vitet paraardhëse. Ajo mbante një korsetë të ngushtë, por fustani kishte më pak stof si për të treguar më shumë figurën e saj. Busti i gjerë ishte i preferuar sepse dhe në atë kohë vajzat duhet të dukeshin të brishta, por dhe të rrumbullakëta. Trendi drejt gruas më pak të mbushur sapo kishte filluar. Vajza Gibson nuk ishte një person i vërtetë, por supermodelja e parë, Evelyn Nesbit ishte personi real që ngjante më së shumti. Edhe në këtë epokë si në ato paraardhëse, ideali i bukurisë femërore vendosej nga një burrë dhe jo nga një grua e vërtetë.

Vitet 1920

Në fund të vitit 1920, shumë gra po shkonin në punë si rezultat i Luftës së i Botërore. Po pas luftës? Nuk ishin më të gatshme të hiqnin dorë nga pavarësia. Në vitin 1920 gratë fituan të drejtën e votës, duke i bërë ato të largoheshin edhe më shumë nga flokët e kapura dhe korsetë e ngushta. Duke parë që gratë po fillonin të shijonin pak pushtetin e burrave edhe veshjet e tyre, por dhe dukja filloi të ishte më djaloshare. Për herë të parë, një figurë plot forma, nuk ishte në modë. Vajzat donin të ishin të dobëta, pa forma, dhe me flokë të shkurtër. Pantallonat filluan të ishin me bel të lartë duke i lejuar ato të lëviznin, kërcenin dhe me në fund të argëtoheshin. Duket sikur në këto vite filloi dhe obsesioni ynë serioz dhe modern mbi peshën. Kjo edhe sepse para viteve ‘20 ishte e vështirë të peshojë veten nëse nuk ishe i pasur. Pasqyrat me gjatësi të plotë ishin shumë të shtrenjta, kështu që vetëm të pasurit i kishin parë trupat e tyre të plotë. Kështu që në këtë kohë që u shpik dhe peshorja e banjës, u bë shumë më e thjeshtë të kuptoje se sa i dobët apo i shëndoshë ishe. Rritja dhe zhvillimi i dyqaneve por dhe klasës punëtore i dha këtë mundësi të gjitha grave në të njëjtën kohë. Kjo do të thotë që ato më në fund kishin të drejtën të shihnin gjithë bukurinë e tyre dhe të hidhnin bazat për obsesionimin modern ndaj peshës.

Vitet ’30- ‘40

Fatkeqësisht depresioni i madh përfundoi keq dhe moda u bë një pasqyrë e tij. Shumica e grave nuk ishin në gjendje të shqetësoheshin për një figurë të dobët dhe veshje perfekte, kështu që lloji ideal i trupit u bë pak më i plotë.

Për shkak të mungesës së resurseve dhe fillimit të Luftës së II Botërore, gratë duhet të krijonin veshjet e tyre, prandaj ato filluan të përpunojnë kostumet e burrave. Kjo solli pamjen e mbushur, me shpatulla të gjera, duke krijuar një figurë të lehtë dhe të ngjashme me klesidrën (ora e rërës). Gratë po rimëkëmbeshin nga vitet e një ekonomie të tmerrshme, së bashku me racionet ushqimore për luftën. Lloji i trupit ideal e pasqyronte atë. Askush nuk donte të dukej shumë i hollë sikur vdiste nga uria.

Vitet ’50 fillimi i viteve ’60

Depresioni dhe Lufta e II Botërore ishin tashmë histori dhe për herë të parë vendet evropiane dhe Amerika, po bënin para dhe ishin gati të festonin. Kjo kohë solli një trup më të plotë, dukja si klesidër ( orë rëre) u forcua akoma më shumë dhe shoqërua më një bust të madh. Simbolet seksi të atyre viteve, sot do të trajtoheshin si vajza të shëndosha ose mbipeshë. Megjithëse ato ishim më të renda si vajzat e sotme, ato ende ishin të holla, me bel të ngushtë dhe gjinj të mëdhenj.

Fundi i viteve ’60 fillimi i viteve ’90

Në vitet ’60 kultura filloi të ndryshonte. Njerëzit nuk ishin të lumtur vetëm duke pasur një shtëpi apo makinë, apo duke ndenjur në shtëpi dhe duke qenë shtëpiake. Të rinjtë filluan të rebelohen kundër metodave të rrepta të viteve ’50 dhe me modelen Twiggy, me e famshmja në atë kohë, dobësia erdhi përsëri në modë. Vitet ’70 i dhuruan më shumë liri grave, megjithatë dobësia ishte ende ideale. Tualeti dhe moda u zhvendosën drejt një stili më të thjeshtë dhe natyral. Dukja nuk ishte aq e rëndë sa në dekadën paraardhëse dhe flokët ishin të gjatë dhe shumë natyral.

Në vitet ’80 filloi koha e supermodeleve. Gratë duhet të ishin të nxira, të gjata, të dobëta, por atletike. Vithet u ngushtuan ndërsa gjoksi i madh mbeti ende në modë. Gratë kishin ndikim të madh nga aktoret më shume sesa modelet, të cilat vazhdonin të ishin më të dobëta se një person normal.

Kur mendohej që trupi ideal nuk mund të ishte më i hollë se aq, erdhën vitet’90. Kate Moss, modelja më e dobët e të gjitha kohërave, solli atë pamjeen që u bë aq popullore. Është interesant fakti që dhe modelet e epokës viktoriane dhe ato të viteve 90, dukeshin si njerëz të sëmurë. Në fakt modelet e viteve ’90 janë padyshim ideali më i dobët i gruas përgjatë gjithë historisë së njerëzimit.

Çfarë është perfekte ?

Fatmirësisht jemi në një epokë kur media ka filluar të celebrojë diversitetin e racës dhe trupit, ndonëse ka ende punë për të bërë. Ajo çka nuk duhet të harrojmë është fakti që standardet e bukurisë ishin të bazuara te vizatimet apo fantazia e një burri. Sot Photoshop apo aplikacionet e ndryshme, kanë efekt të njëjtë, duke e kthyer në perfekte, një modele me trup të vogël. Duke parë që standardet kanë ndryshuar kaq shumë gjatë historisë , duhet të kishim kuptuar që standardet janë vetëm ide të përkohshme.

Trupi yt nuk është perfekt? E kujt i intereson. Perfeksioni është një iluzion i paarritshëm. Prandaj ji e lumtur me trupin që ke dhe celebro ato detaje që të bëjnë të bukur, apo mjeshtërisht joperfekte.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu