Pse na duhen ligjet?

0

Ishte ora e parë e leksionit me studentët e drejtësisë. Profesori u fut në sallën e leksioneve dhe, i hodhi një shikim kerkues sallës së mbushur nga studentët. Nga ai numër i madh studentësh, dukej siku po kërkonte një njeri të veçantë. E përqëndroi shikimin tek një studente. „Ju atje, në rradhën e tetë. Ju lutem, a mund të më tregoni emrin tuaj?“, e pyeti ai studenten. Studentja u ngrit në këmbë dhe u përgjigj: “Unë quhem Sandra.“ Profesori, i nervozuar i tha: “Sandra, ju lutemi, braktiseni menjëherë sallën e laksioneve. Nuk dua t’ju shikoj në leksionin tim!“ Salla ngriu, dukej sikur të gjithë studentët ndërprenë frymëmarrjen.

Studenjta mbeti e hutuar. „Shpejt, ju lutem!“ bërtiti profesori, me ton të lartë. Ajo, pa guxuar të thoshte asnjë fjalë, i mblodhi gjërat e veta, i futi në çantë dhe, iu drejtua derës. Profesori i hodhi një shikim të rreptë sallës. Studentët u frkësuan. „Pse na duhen ligjet?“, pyeti profesori frontalisht. Askush nuk e hapi gojën. Të gjithë shikonin njëri-tjetrin. „Po ju pyes juve, juristët e ardhshëm, pse na duhen ligjet?“ përseriti profesori me ton të lartë. „Për të rregulluar mardhëniet socale“, foli dikush, andej nga mesi i sallës. „Për të mbrojtur të drejtat e individit“, tha dikush tjetër. „Që gjithkush t’i besojë shtetit“, mendoi dikush tjetër. Profesori tregohej shumë i pakënaqur nga përgjigjet e studentëve. „Për të vendosur drejtësi“, tha një student tjetër. Profesori qeshi. „Faleminderit zotëri!… Ashtu është. Tani më thoni, e ndëshkova unë padrejtësisht kolegen tuaj, para pak minutash?“ „Unë gabova por, pse nuk protestoi askush nga ju? Pse nuk guxoi askush nga ju që të më ndalonte mua në ndëshkimin e padrejtë që i dhash koleges tuaj? Pse nuk guxuat t’a ndalonit këtë padrejtësi?“, pyeti profesori.

Heshtje e madhe, asnjë përgjigje. „Këtë që mësuat sot, nga veprimi i im i padrejtë me kolegen tuaj, nëse nuk do t’a kishit përjetuar, nuk do ta kishit mësuar në njëmijë leksione. Ju nuk reaguat se, nuk u prekën interesat tuaja. Një qendrim i tillë, është kundër jush, kundër jetës. Ju mendoni se, për aq kohë sa, nuk preken intersat tuaja individuale, padrejtësit ndaj të tjerëve, nuk është puna e juaj.

Mbajeni mend mirë këtë që po ju them:

Nëse ju nuk reagoni ndaj padrejtësive sot, pavarësisht se kush është viktima, një ditë do të jeni ju viktima të padrejtësisë dhe, askush nuk do t’u gjëndet pranë. Drejtësia nuk është punë individësh, është e jona. E të gjithve bashkë. Ne, të gjithë bashkë duhet të luftojmë për t’a mbrojtur të drejtën. Në familje, në punë dhe kudo, duhet të jemi me fytyrë nga njëri-tjetri, jo me kurriz. Ne e ngushëllojmë veten kur, problemet e të tjerëve, nuk janë problemet tona. Ne shkojmë të kënaqur në shtëpi, kur e pësojnë të tjerët dhe, ne nuk prekemi.

Ky është principi më i gabuar, në drejtësi dhe jetën sociale. Drejtësia mbrohet vetëm nga të gjithë bashkë, secili nga ne, duhet t’i gjendet cilitdo, në rastet e padrejtësisë. Çdo ditë ndodhin disa padrejtësi ndaj njerëzve, në familje, punë mjdeis dhe, kudo ku ka njerëz. Të mendosh se, kjo nuk është puna e ime dhe, dikush tjetër paguhet për rregullin, nuk mjafton. Eshtë detyra e jonë të jemi për tjetrin aty, edhe nëse nuk e njohim. Eshtë detyra e jonë të flasim dhe të veprojmë për tjetrin kur ai nuk ia del dot vetë. Mos harroni edhe një gjë: Ju do të jeni gjithmonë shumë dhe, të pamposhtur, nëse do të jeni bashkë. Nuk ka diktator në botë që, mund t’a sundojë një popull, pa ndihmën e popullit. Dhe, ata që e ndihmojnë, janë masat indiferente, ata që mendojnë se, dhimbja dhe padrejtësia ndaj tjetrit, nuk janë puna e ime.“ Me kaq e mbylli pprofesori leksionin e tij të parë. Studentja e „përjashtuar“ u afrua tek foltorja e profesorit, duke qeshuer dhe, duke qar.

Përktheu Lekë Imeraj-shkrimtar, përkthyes, pubnlicist

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu