U dhunuan te Rozafa Fish City, çfarë zbuluan klientët dhe pse u step Policia; dyshime për aktivitet kriminal?

0

Një ngjarje e rëndë është denoncuar nga dy zonja, që kishin zgjedhur të drekonin te Rozafa Fish City, por pas drekës janë dhunuar brenda mjediseve të kompleksit në pronësi të Gjergj Lucës.

Situata bëhet edhe më e rëndë, kur një patrullë policie nuk është lejuar as të hyjë në ambientet e Rozafa Fish City, madje menaxheri i biznesit në pronësi të Lucës, nuk ka pranuar të identifikojë as autorin e dhunës.

Pyetja që lind është se çfarë zbuluan klientët në mjediset e Fish City, ose çfarë panë ato në shëtitjen që bënë pasi përfunduan drekën? Një nga dyshimet është se klientët janë dhunuar pasi në zonën ku po shëtisnin pas dreke ose fshihet një aktivitet kriminal, ose mund të strehohen persona të shpallur në kërkim. Por ky mbetet vetëm një dyshim, që shtohet edhe nga fakti se patrulla e policisë që ka shkuar në vendin e ngjarjes është ndaluar të hyjë brenda biznesit ose vetë policët janë stepur për të kontrolluar qoftë edhe për dhunuesin.

Nëse incidenti do të ndodhte në një tjetër biznes, nuk do të ishte çudi që në vendin e ngjarjes të zbarkonte jo thjesht një patrullë, por policë me uniforma të ndryshme. Në rastin konkret, pavarësisht se denoncimi është bërë nga dy zonja që pretendojnë se janë grushtuar, policët, qoftë edhe për kuriozitet nuk kanë guxuar të kalojnë pragun e biznesit.

Denoncimi është bërë te JOQ Albania, ku dy zonja tregojnë se janë grushtuar nga një person, ndërsa ato i kërkojnë policisë që të gjejë dhunuesin.
Prej kohësh kanë qarkulluar akuza dhe dyshime publike se pas fasadës së biznesit të peshkut mund të fshihet një aktivitet tjetër kriminal, ndërsa qytetarë të shumtë kanë kërkuar hetime nga SPAK dhe Policia e Shtetit mbi origjinën e pasurisë, rrjetin e bizneseve dhe mënyrën e zgjerimit të tyre me shpejtësi në të gjithë vendin.
Gjergj Luca është një emër i njohur në Shqipëri, i cili prej vitesh është përfolur për lidhje me botën e krimit dhe aktivitetet e paligjshme. Nga aktiviteti i kazinove dhe lojërave të fatit, ai arriti që me ardhjen në pushtet të Partia Socialiste e Shqipërisë të përfitojë prona shtetërore me vlerë të madhe, të cilat më pas i ktheu në restorante dhe fabrika peshku në disa qytete të vendit.

Sipas denoncimit të publikuar, konflikti nisi pasi familjarët kishin përfunduar drekën dhe po shëtisnin në ambientet e jashtme të kompleksit. Edhe pse dikush u kishte kërkuar të mos kalonin në një zonë pas lokalit, qytetarja pretendon se nuk kishte asnjë tabelë ndaluese apo paralajmërim për klientët.

Ajo rrëfen se një person iu afrua me agresivitet dhe goditi fizikisht një prej familjarëve të saj, ndërsa edhe motra e saj mbeti e lënduar teksa ndërhyri për të ndarë sherrin. Në vendngjarje ndodheshin edhe fëmijë të mitur, të cilët sipas saj mbetën të traumatizuar nga skena.

Denoncuesja pretendon gjithashtu se autori u largua menjëherë sapo u njoftua policia dhe se stafi refuzoi të jepte identitetin e tij. Madje, sipas saj, persona të lidhur me menaxhimin e biznesit kanë tentuar të largojnë qytetarët dhe të pengojnë hyrjen e efektivëve në ambientet e kompleksit, duke ngritur pikëpyetje të forta mbi atë që mund të fshihej brenda.

Sipas qytetares, vetëm pasi mbërriti një patrullë tjetër policie, familjarët u drejtuan në Komisariatin e Elbasanit ku bënë kallëzim penal. Ajo thotë se dëmtimet janë fotografuar dhe çështja tashmë ndodhet në Prokurori.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu