Revolucioni flamingo

0

Shkruan Zef Ndreka

– Tendenca e protestes për tu larguar nga objektivi.
Ky është një vlerësim imi nga pikëpamja politike për interpretim e ngjarjeve të protestës së kësaj mbrëmjeje, apo e protestës së shtatë radhazi.
Protesta në fakt u kompromentua, sapo nga folësit në emër të qytetarëve kërkuan që të kemi një kryeministër të gjithë shqiptarëve dhe mbështetje për Albin Kurtin!
Ky në fakt është argumenti që ofruan vetë drejtuesit e protestës dhe ka një logjikë politike këtu. Sepse protesta nisi si lëvizje qytetare me kërkesa të gjera dhe pa identifikim partiak dhe hyrja e thirrjeve për mbështetjen e një lideri të caktuar politik po ndryshon perceptimin publik për të.
Tashmë, janë të shumtë vëzhguesit dhe pjesëmarrësit që po e shohin këtë si politizim të kauzës dhe do të ndihen shpejt të përjashtuar sepse nuk ndajnë të njëjtën preferencë politike.
Gjithsesi mbështetësit e protestës do përpiqen të justifikojnë apo të argumentojnë se kërkesa për bashkëpunim me Albin Kurtin si pjesë e vizionit të tyre politik nuk do ta zbehin karakterin qytetar të lëvizjes.
Por nga pamjet që filmova live në tv, duken turma të mëdha me flamuj kombëtarë dhe pankarta ku titrat televizive pasqyrojnë deklarata të disa pjesëmarrësve si: “Ne duam një kryeministër për të gjithë shqiptarët” dhe “Duhet të bashkëpunojmë me Albin Kurtin”. Këto tregojnë se brenda protestës kanë qenë të pranishme edhe mesazhe politike konkrete.
Por qëllimi fillestar ishte të bashkonte qytetarë me bindje të ndryshme rreth një kauze të përbashkët dhe identifikimi me një lider të vetëm politik do ta bëjë krejtësisht të pamundur ruajtjen e atij uniteti. Në këtë kuptim, protesta është larguar nga objektivi fillestar megjithëse disa pjesëmarrës aty apo ndjekës mund ta shohin ndryshe këtë tendencë…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu