“Kësula mbi shkëmb”!

0

Shkruan Zef Ndreka

Në fotot e mëposhtme do të shohim projektin e fundit që sapo ka nisur të zbatohet tek Rëra e Hedhur në Shëngjin. Një projekt ky arkitektonik dhe organik njëkohësisht.

Të befason menjëherë pamja, dhe pas një vështrimi të gjatë, absolutisht mund të lexohet simbolikisht edhe si një “kësulë” apo formë e stilizuar e kapelës tradicionale mirditore e veriore, sidomos nga këndi kulturor dhe identitar.
Arkitekturat bashkëkohore shpesh ndërtojnë sjellje përmes formave abstrakte që lidhen me memorien kolektive të një territori.
Në këtë projekt, pjesa spirale sipër ka një formë koncentrike e të shkallëzuar dhe ngjan me një mbivendosje rrethore tekstile që krijon siluetë shumë të afërt me një kësulë tradicionale alpine-shqiptare të stilizuar.
Ky projekt që po ndërtohet në Shëngjin, do të marrë edhe më shumë kuptim simbolik për shkak të lidhjes historike të kësaj zone me komunitetin katolik verior, me afërsisë me Mirditën, me identitetit kulturor të Lezhës dhe veriut shqiptar, të traditës së kullave dhe arkitekturës së gurit.
Ky projekt i konceptuar tashmë mund të interpretohet si “kurora e malit”, si “kësula mbi shkëmb”, ose “spiralja e identitetit”.
Këto po e bëjmë projektin më shumë se një resort modern, i cili po e kthen zonën në një ikonë arkitekturore me elemente lokale.


Pikërisht, nga pikëpamja profesionale e kësaj arkitekture, kjo është shumë e rëndësishme, sepse projektet ikonike sot nuk po vlerësohen vetëm për “format e çuditëshme”, por për aftësinë që kanë për tu lidhur me historinë e vendit, të krijimit të identitetit dhe të mos duken si objekte anonime globale.
Do të ishte shumë intetesante për ta zhvilluar më tej këtë ide, nëse arkitektët do të fusin elemente shqiptare pa rënë në folklorizëm, si punime guri të ngjashme me kullat veriore,
ritme horizontale si në veshjet tradicionale,
motive gjeometrike të stilizuara dhe përdorim të dritës e hijes si në arkitekturën e vjetër mesdhetare.
Kështu, kjo ndërtesë do të mund të shikohet dhe të quhet si “arkitekturë me ADN shqiptare”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu