Bajram Begaj takim me ambasadorët e SHBA-ve, BE-së dhe Gjermanisë…

0

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë dhe dy ish-presidentë të vendit, për të diskutuar situatën aktuale politike dhe zhvillimet e fundit në kryeqytet.
Në takim kanë marrë pjesë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ai i Bashkimit Evropian, ambasadori i Gjermanisë, si dhe diplomatë të tjerë të akredituar në Shqipëri.
Begaj ka pritur gjithashtu dy ish-presidentët e Republikës, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi.
Diskutimet janë përqendruar te situata në terren, mundësitë për uljen e tensioneve, shmangia e përdorimit të forcës dhe krijimi i hapësirave për dialog, me synimin për të gjetur zgjidhje politike për situatën e krijuar. S

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu