Shkruan Shefki Hysa

ADN-ja jonë thërret:
Ji Shqiptar!…
Ne flemë gjumë!…
Dhe të tjerët, ndërkohë,
Na rrëmbejnë Çamërinë,
Na rrëmbejnë Kosovën,
Na rrëmbejnë dhe plot troje të tjera,
Na rrëmbejnë dhe Vlorën!…
Presidenti Amerikan Wilson kushtron:
Ji Shqiptar
Dhe ruaje Shqipërinë!…
Ne, përkundrazi, vazhdojmë
Dhe flemë gjumë.
Vetëkuptohet, politikanët tanë,
Të shitur te Satani,
Përfitojnë dhe shesin trojet tona,
Shesin shtëpitë tona,
Atdheun tonë,
Mëmëdheun tonë,
Shesin Vlorën e Qemalit,
Shesin Vlorën e Selamit,
Shesin Vlorën e Flamurit,
Shesin Shqipërinë tonë,
Te hasmit tanë,
Se ne, ndërkohë,
Vazhdojmë e flemë gjumë!…
Epo Zoti nuk zbret në Tokë,
Të na mbrojë,
Ndërkohë që flemë gjumë!…
Dhe kur zgjohemi shajmë Zotin,
Si të ishte Ai, fajtori,
Në vend që të rebelohemi
Dhe të rifitojmë Atdheun tonë,

Mëmëdheun tonë,
Vlorën tonë,
Shqipërinë tonë,
Atë që Zoti na e dha ADN dhe Vendlindje!….
Dhe Presidenti Amerikan Wilson,
Edhe në varr rotullohet nga Dhimbja
E Gjumësisë sonë!…



