Shkruan Zef Ndreka
Një këngë që sjell aromën e traditës, fisnikërinë e Mirditës, të dasmave mirditore dhe bukurinë e dasmës shqiptare.
Mark Gjoka dhe Tone Gjoka përcjellin me shumë ndjenjë një copë të gjallë të kulturës sonë popullore, ku gëzimi familjar, veshjet tradicionale dhe vargjet melodioze bëhen bashkë në një atmosferë të ngrohtë shqiptare.
“Nusja më e bukur,
po kërcen si flutur,
me dhëndrin si drita,
i ka veç Mirdita…”
Këto vargje me ritëm, hijeshi dhe krenari krahinore, e bëjnë këngën të afërt dhe të dashur dashur për publikun. Një interpretim i bukur që ruan frymën autentike të dasmave mirditore dhe trashëgimisë sonë folklorike.



