Ndeshje para derës së burgut, ndaj Berisha, Rama, Meta, Monika e Basha veshin helmeta

0
SPAK krijohet këto ditë, amerikanët do çojnë në djall cilindo që do marrin nëpër duar

Skruan Sokol Pepushaj

Kur është fjala për reformat, vetting-un, shtetbërjen, të gjithë bëjnë sikur janë pro e bashkë, por shpërndahen pikë-pikë e kthehen ne mashtrues, flasin bukur e nuk bëjnë asgjë, bëjnë sikur zihen, por nga të gjitha pozicionet e “frëngjitë” gjuajnë kundër amerikanizmit, europianizmit, shtetbërjes.

Ca turma, të ndara në dy kampe interesi dhe injorance, duartrokasin pa vetëdije të “vetët”, pa e ditur se ngacmimi i tyre është falcitet i gjithë klasës politike që vjedh duke përçarë pikërisht varfanjakët dhe duke përdorur elementët e rrugës që nuk janë të zotët të ecin në rrugë ku ka shtet.

Ata janë ca fudullë që kënaqen me bukë e kos qyl, pasi nuk përballojnë dot ekonominë e tregut, liritë e të drejtat njerëzore. Janë ca qënie afër kafshës që më mire rrinë pa ngrënë, vetëm t’ja marrin atij që kanë përbri kafshatën e vetme të gojës.

Por kur vjen puna dhe perëndimorët kërkojnë konkretisht kthimin e gjësë së vjedhur dhe burgosjen e hajdutëve e kriminelëve, ku gjuha e drejtpërdrejtë e tyre ka definuar plotpërplot e centpërcent hajninë e gjithsecilit, të gjithë bëjnë Ëngjëllin edhe pse dihet se 999 në 1000 janë Djaj.

Para ndërkombëtarëve buzëqeshin, flasim për qetësi e dashuri, bëjnë sikur po kërkojnë hajdutët, në qeverisje e ish qaeverisje, se ata duan amerikanët e europianët, jo fshatarë që kullotin gomarin parcelave me hashash!

Po ku bëhet kjo ndeshje?!

Kjo është çështja. Para një viti Edi Rama bërtiti nga Selca e Kelmëndit se ndeshja zhvillohet në fushën time dhe opozita do fitojë Ndoc Rrokun.

Po, e tha dhe ca injorantë afër tij që e dinin se me atë shprehje ishte si me thënë kryeministri, opozoitë, hajt Kina nënën, e duartrokitnin.

Me Ndoc Rrok e libër shtëpie, me Kina ku t’i keshë deri në shtatë brezni, ja kthenin kryeministrit miliona votues kundër, në rrjetet sociale, e ai prapë nuk e nxinte shollën, por vazhdonte me Ndoc Rrok në gojë nëpër Zall të Bruzit, i fshehur pas tubave ku ka shtrirë një kompani afër tij për të vjedhur ca miliona euro e për të shkatërruar ekosistemin me një hidrocentaral në lumin Cem. Ky është kryeministri qesharak i këtij vëndi që rjepet ditëpërditë e fyhet nga një hajdut që rri pas derës së burgut, e prapë e ngre bishtin si dhia e zgjebosur.

Por ndeshja nuk është në fushën e Berishës, as të Ramës, as të Metës, as të Monës, as të Bashës. Madje nuk bëhet as në “fushbetejat” e budallenjve që protestojnë sa tek njëri hajdut tek tjetri.

Protestat janë flluska të hajdutëve.

SPAK-u do krijohet këto ditë.

Do i thërrasë të gjithë në fushëbetejë, ose siç thonë ata, në një rrëfim shumë të natyrshëm e të thjeshtë:

Me një pyetsorë në dorë, nuk do jetë Shën Pjetri që të çon ose në Ferr se në Parriz, por do jenë amerikanët që merren jo me shpirtra, por me të gjallë të problemshëm dhe që e çojnë në Djall cilindo që marrin nëpër duar.

Ata janë të drejtë, të thjeshtë, të qeshur e pesin ëmbël, si me thënë: Kur e ku mbarove shkollën, kur e ku nise punë, rroga sa ishte?

Kur u martove, pasuria me trung familjar sa ishte, taksa sa pagove, si ke jetuar dhe sa kane fituar deri tek bashkëshortët e djalit të tezes e hallës apo bashkëshortët e kunetërve e kunatavë?

Sa pasuri ke dhe keni të gjithë sot? E, përveç këtyre dhe ca formaliteteve të thjeshta, nëse nuk korrespondojnë ne cent përgjigjet, ka sekuestro e burg.

Këta ndërkombëtarët kanë dosje për gjisecilin e për gjithçka. Edhe për kafetë që kanë pirë, për të gjitha udhëtimet, transfertat, bakshishet që kanë dhënë fushatave, bizhutë, makinat apo dhuratat përgjatë viteve, pronat e pasuritë, edhe në emra tjerë…

Pra, kjo ndeshje zhvillohet para derës së hapur të burgut

Këtu bie gongu. E dine të gjithë. Tashmë iku qetësia, mbarojë dashuria. Janë të gjithë të veshur me gjoksore e helmeta, të gjithë me doreza boksi godasin njëri-tjetrin si ujqër të tërbuar.

Shikon gallata deri këtu para derës së hapur të burgut. Ujkesha Monikë kur ja rrasë Ujkut të vet mashkull me emrim Mete me shqelm, hungëron:

Mos qeshni budallenj, unë nuk e gjuajta mashkullin tim, por kështu e bëjmë dashurinë ne, e prapë hungërinë, se pas derës së burgut edhe dashuria është e egër!

Të gjithë e dinë se gjithsecili prej këtyre drejtuesve të shtetit apo çdo element i politikës e ka ngjyer lugën në hajni e do vete në burg, të gjithë e dinë se asnjëri nuk është i pranueshëm, as minimalisht për hapa të tjerë në rrugëtim qeverisës, ndaj dhe sajojnë protesta e harxhojnë pa hesap para për konflikte sociale, në mënyrë që të shtyjnë ndonjë ditë konfiskimin e pasurisë së vjedhur dhe burgun.

Ata po bëjnë një lojë, të lexueshme nga ndërkombëtarët, për një medemek qeveri tranzitore dhe kalim pushteti tek Lulzim Baha.

Ky format, i dështuar fatmirësisht, do ishte njëfarë shpëtimi për të gjithë hajdutët. Rama do justifikohej me konsumim gati tetë vjeçar dhe Basha do ta mbronte, qoftë edhe me situata artificiale të lëkundjes së pushtetit.

Këta, që të mbrojnë hajnitë, bëjnë gjithçka. E shihni kush proteston? Nuk janë të varfërit, nuk janë masat, por ca pasanikë, më i dobëti me IPhone 1000 dollarësh. Tallje më ironike me këtë popull të rjepur për 28 vjet nuk ka.

Edhe protesta e studentëve ishte hile. Hile që e dinin të gjithë. Ishte “marifeti” i Erion Velijës që të formalizonte autoritetin e tij si pasardhës të Ramës në krye të partisë. Kjo, me bashkëndihmën edhe të Lulzim Bashës, edhe të Monikës, edhe të Fatmirit të Gërdecit, pse jo edhe të financave të Lindës, Fullanit. Llallës apo Olsit…

Këta, janë aq të pasur, sa mëndojnë se do luajnë si deri sot dhe miliardat mund t’u hyjnë në punë për lobime apo tek e fundit azile politike.

Por janë shumë element që u mbyllin çdo derë e dritare dhe u hapin vetëm portën pas të cilës po bëhet kjo ndeshje, portën e burgut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu