“Mbretëresha e borës’, që ‘ndriçoi’ skenën e ‘Teatrit Migjeni’

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Këta ditë po luhet me shumë sukses në skenën e Teatrit ‘Migjeni’, shfaqja ose performanca për fëmijë, ‘Mbretëresha e borës’, me regji të Merita Smaja dhe përshtatur nga Shegushe Bebeti. ‘Mbretëresha e borës’, artistët dhe organizatorët, po krijojnë këta ditë dimri me diell dhe shpresë një atmosferë magjike, për fëmijët, që po e ndjekin me prindërit e tyre, këtë shfaqje. Së pari është një pjesë me vlera argëtuese, artistike dhe shumë edukuese, për fëmijët.

Fëmijët po e ndjejnë më shumë rëndësinë e skenës, po e prekin skenën, në botën digitale, ku kompjuteri ka një vend të rëndësishëm dhe i zë një pjesë të mirë të kohës. Fëmijët kanë nevojë për skenën dhe skena ka nevojë për fëmijët, të cilët do të jenë artistët e ardhshëm dhe spektatorët e ardhshëm shkodranë e më tej. Aktivitete të tilla artistike, ‘thyejnë tabutë’, çelin dyert dhe skenën e teatrit, kryesisht për fëmijët, të rinjtë dhe spektatorin. Sigla, ose kolona zanore ‘Let it go’ e kënduar nga Idina Menzel e përzgjedhur me shumë kujdes për këtë shfaqje nëpërmjet muzikës, imazheve dhe fjalëve, tekstit të këngës me fjalët: ‘Bora shkëlqen e bardhë në mal sonte’ po ndriçon këta ditë në skenën e Teatrit ‘Migjeni’.

Në të gjithë historinë e njerëzimit, ‘errësira’, ‘sektet e dashakeqët’, kanë tentuar të pengojë dritën, dritësimin siç po ngjet edhe në këtë situatë botërore, lokale me shumë probleme sociale, varfëri, smirë deri në ‘lufta’. Por që ka shpresë, ka optimizëm, sidomos për Shkodrën tonë që meriton më shumë art dhe zhvillim ekonomik, sidomos për të rinjtë dhe fëmijët. Këtë situatë e përshkruan edhe teksti i këngës ‘Let it go’, ‘Lëreni të shkojë’. Kënduar nga Idina Menzel. ‘Bora shkëlqen e bardhë në mal sonte Asnjë gjurmë për t’u parë Një mbretëri izolimi Dhe duket sikur unë jam mbretëresha.

Premiera “Mbretëresha e Borës” ishte me datë 10 Shkurt 2024. ‘Mbretëresha e borës, shfaqja me: Regjia: Merita Smaja Skenograf: Divni Gushta Interpretojnë: Drande Xhaj Merita Smaja Astrit Fani Fritz Selmani Gjovalin Kolaj, po vazhdon me suksese edhe këta ditë shkurti me diell. Siç duket arti dhe fëmijët ndikojnë edhe tek natyra. ‘Mbretëresha e borës’ është një shfaqje plot lëvizje, sponatinet, dhe ndikon në gëzimin dhe atmosferën positive tek fëmijët. Të gjithaë aktorët pjesmarrës, por veçanërisht Drande Xhai, Merita Smaja, prezantuan para spektatorit energji të veçanta artistike, pavarësisht moshës dhe ekperiencës, duke krijuar një atmosferë magjike në skenë.

Fritzi, Astriti dhe Gjovalini me shumë profesionalizëm, spontanitet, me rolet e tyre, biles edhe kukulla, prezantuan, mbështetën artistikisht idenë e shfaqjes. Në performancë kishte temperament artistik, efekte zanore e digitale skenografike, muzika ishte në funksion të idesë së shfaqjes. Fëmijët spektatorë merrnin pjesë me thirrjet e tyre, duke përsëritur tekstin e aktorëve. Një bashkëpuninm prefekt, aktor e spektator. Kukullat, arushi, komunikimi me trëndafila me Kei, lojëra me fëmijët, Gerta, loja me ‘ça ça’, dhe ideja, ‘Duhet të provosh, të fitosh’, krijuan tek fëmijët një botë magjike dhe artistike. Suksesi i shfaqjes “Mbretëresha e Borës” po vazhdon edhe këtë javë. Brohoritjet e fëmijëve dëgjohen në çdo cep të teatrit “Migjeni”, në skenë në galeri, amfiteatër. ‘Mbretëresha e borës’ është edhe fillimi i muzikalit, që i ka munguar skenës në Shkodër.

Në këta ditë krahas fëmijëve të shkollave, “Ndre Mjeda” , “Martin Camaj”, “Dëshmoret e Prishtinës”, “Miqësia” etj. ndoqën performancën dhe fëmijë nga Lezha, shkolla, “At Shtjefën Gjevoçi”. Kam besim se në ‘Teatrin Migjeni’ në Shkodër, do të marrin pjesë edhe spektator, nga qytetet në veri e më tejnë Shqipëri. Po e përfundoj artikullin me fjlaët e aktorit të njohur Agron Dizdari që shkruantë për emocionet e shfaqjes në FB: ‘Te nderuar kolegë, ju pergëzoj me gjithë zemër për realizimin e kësaj shfaqje me vlera.

Ju lumtë!

Trashigimtarë të denjë të Teatrit. Merita ke merita si regjizore dhe aktore. Dana, meriton titullin ‘Mjeshtre e Madhe’. Astrit, Fric, Gjovo ju lumtë. Skenografi dinjitoze. Foni dhe ndriçimi me vlera artistike. Ju lumtë dhe suksese të metejshme, sepse i meritoni’. Së fundi mendoj dhe besoj se, Shkodra meriton më shumë art, teatër dhe kulturë e zhvillim, për tu kthyer një qytet i rëndësishëm jo vetëm në Shqipëri, por edhe rajonin e Ballkanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu