Anika dhe Shivai fillojnë ceremoninë. Rudra u bën foto. Kana vendos mos ta shqetësojë Shivain dhe nuk i tregon për pamjet e kamerave. Anika i hedh lule Shivait dhe habitet kur sheh tulipanët. Shivai bie në tokë. Anika alarmohet dhe i thotë Rudrës të thërrasë doktorin. Shivai i thotë Anikës se ka pak kohë për të jetuar dhe nëse ajo do që t’i thotë diçka t’ja thotë tani. Anika sheh ilaçet në xhepin e Shivait dhe i thotë se ajo nuk është budallaqe. Shivai dhe të gjithë qeshin me Anikën. Anika habitet dhe kupton se të gjithë e kishin bërë me plan. Kana informon Shivain që dikush ka kaluar sigurimin dhe ka hyrë në shtëpi. Shivai i kërkon Kanës ta gjejë se kush është personi.
Xhanvi shkon në shtëpinë Oberoi me Piterin. Të gjithë habiten kur e shohin të veshur ndryshe. Ai u thotë se është Piter. Më pas vjen edhe Kaveri. Të gjith habiten kur shohin Zvetlanën. Xhanvi u thotë familjarëve se nuk e di pse Texh dhe Zvetlana po hiqen si dikush tjetër. Ajo u kërkon t’i mbajnë nën kontroll derisa të zbulohet e vërteta. Shivai mendon të thërrasin policinë. Xhanvi e ndalon dhe i thotë se nuk do që ta fusë Texhin në probleme. Anika i thotë se nuk mund ta lënë Zvetlanën të jetojë në shtëpinë Oberoi sepse Om e urren. Shivai thotë se nuk do e lejojë Omin të vuajë për shkak të Zvetlanës. Bavja vendos ta largohet nga dhoma e Rudrës por ai i kujton që aty ajo ka pajisjet e palestrës. Bavja përzë Rudrën nga dhoma e tij dhe vendos ta mbajë për vete. Në mëngjes Shivai bind familjarët të mbajnë edhe një ceremoni tjetër që të shpërqëndrojnë Zvetlanën. Zvetlana pyet Texhin si ndihet që u kthye në shtëpi. Texh i thotë se ndihet si i huaj në shtëpinë e tij. Zvetlana fsheh një çelës. Texh bëhet dyshues. Balram i vë flakën spitalit. Om dhe Gori dalin nga spitali. Gori rikthehet për të marrë statujën. Om mundohet ta ndalojë por nuk mundet për shkak të këmbës. Gori merr statujën por nuk del dot nga spitali për shkak të flakëve. Om futet brenda dhe nxjerr Gorin. Gorit i bie të fikët./revistawho.com