Pjesë e kostumit tradicional të Mirditës

0

Shkruan Zef Ndreka

Në një pjesë të Muzeut Etnografik në Lezhë, më bëri përshtypje varësja e kostumit tradicional të gruas mirditore, me monedha ku në njërën anë shihet portreti i Franz Joseph I (Franciscus Josephus I), perandor i Austro-Hungarisë, ku rreth portretit lexohet “… IMPERATOR …”, ndërsa në anën tjetër shihet shqiponja dykrenare e Perandorisë Austro-Hungareze me kurorën e saj.


Poshtë portretit duket shkronja “M”, që mund të jetë shenja e prerjes së monedhës (mint mark).
Ka shumë gjasa që këto të kenë qenë monedha prej argjendi, të prera në fund të shekullit XIX ose në fillim të shekullit XX, të cilat janë pajisur me një kapëse metalike për tu përdorur si zbukurim në zinxhirin rreth qafës.


Në këto fotografitë e mëposhtme shihet qartë se medalja (monedha) është pjesë e varëses së kostumit tradicional të Mirditës.
Këto monedha nuk kanë qënë thjesht zbukurime. Ato kanë patur edhe funksione të tjera, sepse përdoreshin si stoli tradicionale për gratë, tregonin gjendjen ekonomike të familjes dhe ishin monedha të vërteta prej argjendi, të Perandorisë Austro-Hungareze, Osmane ose vendeve të tjera evropiane, të qepura ose të varura në veshje.


Në traditën popullore u atribuoheshin edhe vlera mbrojtëse, si hajmali kundër syrit të keq.
Nga forma dhe mbishkrimet, medaljet që kam fotografuar sot janë pikërisht monedhat e Perandorit Franz Joseph I, të përdorura më pas si pjesë e stolive të kostumit mirditor.


Këto monedha janë element autentik dhe me interes të madh etnografik.
Nuk dihet me saktësi nëse është trashëgimi familjare, por monedhat janë origjinale dhe kanë vlerë jo vetëm numizmatike, por edhe historike e kulturore si pjesë e kostumit tradicional të Mirditës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu