Diktatura ekonomike e të fortëve

0

Shkruan Elena Kacaqi

Shumica e pasanikëve të mëdhenj të Shqipërisë nuk janë pasuruar nga puna e tyre por nga:
1. Marrja e miliona eurove të fondeve publike, nga lidhjet me politikën si me PP e koncensione, nga më të shtrenjtat në botë tani e për 30 vjetët në vazhdim.
2. Duke zaptuar me 1 euro e pa euro fare pronën më të mirë publike, ku një shqiptar për të blerë një copë tokë ose një shtëpi hyn në kredi në banka.
3. Duke mbajtur tregun monopol dhe duke shitur mallra të dorës së tretë të importit, me çmimet më të larta në Evropë. Për tu pasuruar importuesit e mishit e qumshtit etj është falimentuar e gjithë bujqësia e sidomos blegtoria vendase. Sikur të mos mjaftonin këto, tani po tentohet tu shitet prona publike të huajve, duke cënuar sovranitetin e sigurinë kombëtare.
Kjo lloj ekonomie është po aq kriminale, madje edhe më tepër sesa trafiku ndërkombëtar i drogës, sepse kjo ka shkatërruar ekonomikisht një popull të tërë.
Ky është një model politik dhe ekonomik që nuk ka asnjë lidhje as me demokracinë as me ekonominë e tregut, por me pushtetin e të fortit, harbutit e hajdutit ndaj e populli është lodhur se nuk përballon dot më jetesën. Ata që janë pasuruar në kurrizë të parave e pronës së shqiptarëve, ju intereson kjo gjëndje që të vazhdojnë të pasurohen dhe të ruajnë ato që kanë zhvatur. Ata ndërrojnë dhe puntorin dhe konsumatorin dhe as ju intereson fare se ai nuk është shqiptar, pasi ata më tepër priren të paguajnë mirë një të huaj, sesa një shqiptar. Të pasurit grabitqar të Shqipërisë nuk kanë asnjë lidhje me të pasurit me meritë në botë që kontribojnë për vendin dhe shoqërinë. Ndaj kur shikoni një rini që ju është ngritur është se ata e kanë kuptuar mirë sesi jeni pasuruar. Përpara se me sulmu fëmijtë të ardhmen e këtij vendi, duhet të kuptoni se Shqipëria është pasuri e tërë shqiptarëve, si dhe buxheti që ju zhvasni është i tërë shqiptarëve. Prona e paraja publike janë për të ushqyer e mbajtur popullin shqiptar, e jo për ta zhvatur e pasuruar në ekstrem në mënyrë të paligjshme disa njërëz të lidhur me pushtetin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu