Revista e njohur gjermane “Spiegel”: Edi Rama drejt rrëzimit

0

Revista gjermane Spiegel shkruan se protestat masive në Shqipëri po e vendosin qeverinë e Edi Ramës nën presion të fortë, duke theksuar se tashmë nuk bëhet fjalë vetëm për resortin në Zvërnec, por për kërkesën e drejtpërdrejtë të protestuesve për dorëheqjen e kryeministrit.

Sipas medias, në protestën e fundit në Tiranë morën pjesë nga 100 mijë deri në 200 mijë persona. Revista nënvizon se zemërimi qytetar lidhet edhe me shpopullimin e vendit, pasi rreth gjysmë milioni shqiptarë janë larguar që nga viti 2015. Spiegel vë në dyshim deklaratat e Ramës se projekti nuk është miratuar ende, duke përmendur raportime se punimet përgatitore kanë nisur dhe leja është dhënë pa transparencë. Media gjermane thekson gjithashtu shqetësimet për dëmtimin e mjedisit dhe përfitimet e pakta për qytetarët. Në përfundim, revista ngre pikëpyetje mbi të ardhmen politike të Ramës dhe aftësinë e tij për të ruajtur mbështetjen e shqiptarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu