Artan Hoxha: Bosët shqiptarë të kokainës financuan fushata elektorale në Ekuador

0

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka ngritur alarmin për shtrirjen e ndikimit të grupeve kriminale shqiptare në Amerikën Latine, duke deklaruar se disa prej bosëve të kokainës dyshohet se kanë financuar fushata elektorale në Ekuador.
Sipas Hoxhës, fuqia ekonomike e krijuar nga trafiku ndërkombëtar i drogës u ka mundësuar grupeve kriminale të krijojnë lidhje të forta jo vetëm me organizatat lokale, por edhe me qarqe të rëndësishme politike.
Ai theksoi se emri i shqiptarëve është përmendur vazhdimisht në hetime dhe raportime mediatike në Ekuador, ku dyshohet se paratë e trafikut janë përdorur për të ndikuar në procese politike dhe zgjedhore.
“Kur kartelët e drogës grumbullojnë miliarda euro, synimi i tyre nuk mbetet vetëm trafiku. Ata kërkojnë ndikim, mbrojtje dhe lidhje me pushtetin”, u shpreh Hoxha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu