A duhet të rikthehet dënimi me vdekje edhe në Shqipëri!?
Një projektligj i ri në Filipine ka shkaktuar debat të gjerë publik, pasi parashikon dënimin me vdekje për zyrtarët publikë të shpallur fajtorë për korrupsion.
Nisma, synon të ndëshkojë ashpër rastet e korrupsionit të rëndë, përfshirë shpërdorimin e fondeve publike dhe abuzimin me detyrën.
Kjo bëhet për të ashpërsuar luftën kundër korrupsionit dhe të rrisë besimin e qytetarëve te institucionet.
“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, në vazhdimësi ka shprehur qëndrimin e saj se rikthimi i dënimit me vdekje për disa vepra penale të rënda, është domosdoshmëri kombëtare.



