Zbrazëti e iluzioneve, e ëndërrave…

0

Shkruan Zef Ndreka

Gjithnjë për protestën anonime apo të manipulueshme nga shumë klane.
Zbrazëti iluzionesh, ëndërrash!
Kështu mund të kuptohet momenti kur qytetarët përballet me realitetin pasi shpresat, pritshmëritë ose ëndrrat e tyre nuk janë realizuar siç i kishin përfytyruar.
Sot është shfaqur realisht zbrazëtia e iluzioneve, e ëndrrave të thyera. Sot është dukshëm heshtja e zhurmshme dhe vetëm mediatike që shfaqet apo duket qartësisht, sepse realiteti troket pa mëshirë.
Sot ka dalë në dritë zbrazëtia e iluzioneve, e ëndrrave të venitura, ndaj protestohet nën maskën e qytetarisë. Por asnjëherë nuk është fundi i rrugës. Përkundrazi, sot mund të jetë fillimi i një shikimi më të kthjellët mbi vendin tonë, mbi jetën.
Nga kjo zbrazëti iluzionesh dhe ëndrrash të humbura, lind nevoja për të ndërtuar shpresa të reja mbi themele më të forta, pa manipulime, pa uzorpime.
Mund ta themi edhe më thjeshtë e më qartë, se e gjitha kjo zbrazëti iluzionesh e ëndërrash të humbura, mund të jetë hapësira ku lind nevoja për të ndërtuar shpresa të reja mbi themele më të forta. Ndaj duhet të ndodhte që të shembeshin iluzionet dhe të treteshin ëndrrat, për të mbetet zbrazëtia nga ku do të fillojë pikërisht ndërtimi i shpresave më të vërteta për ne shqiptarët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu