Deklarimi i gazetares: “Me Klodian Brahon në krye të SPAK nuk ka më hetime ndaj zyrtarëve të lartë për korrupsion”

0

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për punën e SPAK nën drejtimin e Klodian Brahos. Lala tha se e vlerëson Brahon si prokuror, por shtoi se nuk ka patur hetime për zyrtarë të lartë së fundmi.

“Sa i përket krimit të organizuar ka patur goditje të disa organizatave dhe miliona euro sekuestrime. U zbardh edhe takimi i Arubës.

Dy momente do të ndaja te zoti Braho. Nuk kemi parë goditje në rradhët e zyrtarëve të lartë, rasti i fundit që u kërkua arrest ishte i Ballukut, por që nga ai moment nuk kemi parë një zyrtar, të mesëm apo të lartë, që të jetë hetuar dhe vënë në përgjegjësi për korrupsion. Braho e ka patur në platformën e tij para KLP, ai tha që prioritet në drejtimin tim do të jetë lufta kundër korrupsionit.

Në situatën që është Shqipëria, dita e 40-të që protestohet, bëhet kërkesë për largimin e Ramës, apo thirrje “Rama n’burg, Berisha n’burg”, fokusi i SPAK duhet të jetë korrupsioni në rangjet e zyrtarëve të lartë.

Momenti i dytë, e vlerësoj zotin Braho, pasi ka patur rekorde shumë të mira, por ka të bëjë me komunikimin publik. Zoti Braho, për shkak se SPAK ka pjekurinë e duhur si institucion pasi jemi në vitin e shtatë duhet të ketë tjetër qasje publike. Prokurorët janë të ngurtë, por një komunikim… Përshembull hetimi për rastin e Zvërnecit duhet të kishte transparencë”, deklaroi Lala.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu