Shkruan Myslim Murrizi
Një pjesë nga fjala ime në Parlament në korrik të vitit 2021 për spiunët e Sigurimit që vazhdojnë të jenë të shpërndarë kudo si copa muti në politikë, media, drejtësi, administratë të pushtetit e shtetit.
Në 36 vite pluralizëm jemi i vetmi vend ish-komunist që nuk guxuam kurrë t’i hapnim dosjet e zeza të qelbanikëve që kanë qenë ish-spiunë të Sigurimit të Shtetit, sepse elitat politike që kanë kapur prej fyti dhe komandojnë partitë politike kanë qenë dhe janë kokrra spiunësh.
Shiheni si rrinë si të dhjerë e nuk belbëzojnë asnjë fjalë kur ua them në sy që në Parlament ka pasur dhe ka prapë plot ish-spiunë të Sigurimit.
Përveç shkuljes nga rrënjët të sistemit të ndyrë politik të instaluar në Shqipëri nga prilli 2008, nga pazari i pistë PD-PS, duhen qeruar nga politika, media, drejtësia dhe administrata edhe ish-spiunët e Sigurimit, si pjesa më e ndyrë e shoqërisë shqiptare.
Zero kërkesa, thotë zj. Genta Sula, ka pasur nga partitë PS, PD, LSI etj. për të verifikuar listat e deputetëve.
Mirë PS që është krijuesja e Sigurimit dhe e spiunëve, dhe në atë parti ndoshta nuk bën kurrë karrierë po nuk je pjellë e ish-bllokmenëve apo e Sigurimit dhe e spiunëve të tij, por PD çfarë halli ka që nuk guxon të verifikojë jo vetëm të gjithë deputetët, por çdo funksionar publik e politik të saj në qendër dhe bazë?



