Shkruan Zef Ndreka
Së fundi, Gjykata Speciale në Hagë ka pranuar apelet e Prokurorisë dhe ka rrëzuar apelet e mbrojtjes.
Kështu mund të përmblidhet me pak fjalë e gjithë historia e hetimit dhe gjykimit të katër figurave kryesore të Kosovës për krime lufte.
Ky vendim ka shtuar edhe më shumë debatet dhe dyshimet ecarsyeshme mbi mënyrën se si po zhvillohet ky proces gjyqësor.
Për shumë qytetarë të Kosovës dhe shqiptarë të tjerë, është krijuar përshtypja se procesi ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së nuk po reflekton standardin e paanshmërisë që pritet nga një gjykatë ndërkombëtare. Pikërisht kjo ndjenjë përforcohet nga fakti se lufta e Kosovës ka qenë objekt i hetimeve të gjerë ndërkombëtare për vite me radhë, ndërsa krimet e kryera nga forcat serbe ndaj popullsisë civile gjithnjë janë trajtuar me ritëm dhe intensitet të ndryshëm.
Në përgjithësi, çdo gjykatë e fiton besimin e publikut jo vetëm duke zbatuar ligjin, por edhe duke krijuar bindjen se drejtësia zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë. Por në rastin konkret, ky besim ka 5 vite që është lëkundur, sepse vendimet e saj, edhe sikur të jenë të bazuara në procedurë, vazhdojnë të ngjallin polemika.
Gjithsesi, mbrojtja ka ende të drejtën të ndjekë mjetet procedurale që parashikon ligji, ndërkohë që gjykimi vazhdon. Përfundimet mbi fajësinë ose pafajësinë e të akuzuarve mund të nxirren vetëm pas përfundimit të procesit gjyqësor.



