‘Artistët’ e Shkodrës, një ‘grup’ me Foltoren, Berishën, dhe ‘miqtë’ e tyre me Edin e Jozin!?

0
Shkruan Qamil Gjyrezi
Shtroj që në fillim të opinionit pyetjen: Si lidhet arti me politikën?! Në fakt arti dhe politika janë fusha të ndryshme, por pa politikë, ekonomi nuk do të kishte art, piktura dhe lloje të tjera arti. Teksa i përgjigjen ngjarjeve dhe politikës bashkëkohore, artet marrin përmasa politike dhe sociale, duke u bërë vetë një qendër polemikash dhe madje një forcë ndryshimi politik dhe shoqëror. Një vëzhgim i përhapur është se një talent i madh ka një shpirt të lirë. Pushteti politik është një ndikim, zakonisht politik, ose autoritet mbi të tjerët, dmth ndikon edhe tek artistët.
Në interpretimin se një talent i ‘madh’ ose ‘normal’ ka një shpirt të lirë, politika nuk e pengon të shprehi vehten, por ka moral dhe rregulla. Artisti e vendos vetë nëse do të jetë pjesë e politikës ose jo!? Por ata artistë që merren me politikë dhe vijnë nga fusha e artit, duhet të jenë më të përgjegjshëm për rolin social dhe material e artistit në një shoqëri. Artisti në politikë nuk duhet të ndikojnë negativisht te zhvillimi i artit dhe trajtimi i artistëve, ‘miqve’ të tyre për ego dhe famë dhe për ti përdoruar ata, si ‘vasal’ për bindjet e tyre politike. Edi Rama është besuar nga politika e huaj se ngaqë vinte nga arti, do ta drejtonte Shqipërinë më mirë dhe do të ishte më i ndjeshëm për shtresat në nevojë dhe vecanërisht për artistët. Edi Rama ka bërë krejt të kundërtën në mbi 20 vite!? Si Edi Rama ka edhe shumë individë në PD, që në 32 vite kanë qenë pjesë e politikës, duke përfituar për klanin e tyre dhe interesat personale ose familjare. Edi Rama bashkëpunon sot me krimin, korrupsionin, me oligarkët dhe mbështet ata artistë të preferuar, që e mbështesin në politikën e tij anarkike që në Bashkinë e Tiranës. Biles disa kanë qenë dhe janë gjoja demokratë ose social demokratë ose demokristianë që mbështesin kryeministrin e dështuar. Në realitet gjatë 10 viteve të qeverisë të mbushur me skandale dhe korrupsion, Edi Rama ka investuar për disa projekte dhe instirucione kulture, që e ka pasë për detyrë, se për këtë qëllim është zgjedhur nga votuesi i majtë ose ata që besojnë tek politika e tij, që sot është e dështuar! Kriza ekonomike dhe mbi të gjitha kriza psikologjike e bën qeverinë e Edi Ramës, një qeveri që nuk jep shpresë për asnjë shqiptarë edhe për artistët. Edhe Sali Berisha, ka ndjekur pak a shumë të njëjtën ‘strategji autoritare’, që për qëllime politike ka mbështetur ata artistë edhe me nivel artistik që kanë mbështetur politikën e tij autoritare dhe korrupsionin domethënës nga viti 2005-2013. E titullova opinionin: ‘Artistët e Shkodrës, një ‘grup’ me Berishën ‘miqtë’ e tyre me Edin dhe Jozin’ mbasi edhe në Shkodër, si rezultat i politikës autoritare këta politikanë të së shkuarës kanë luajtur si ‘macja me miun’ edhe me artin dhe artistët, duke i përdorur dhe paguar keq, nënvleftësuar. Artistët janë shumë të rëndësishëm për jetën kulturore, shpirtërore të një qyteti, vecanërisht Shkodrës. Kontributi i artistëve është i madh jo vetëm sot por edhe në historinë, mbas pavarësisë, në ish-diktaturë dhe në këta 32 vite të tranzicionit të dështuar në Shqipëri.
Klasa politike lokale dhe qeveria qëndrore iu detyrohet artistëve të një qyteti dhe të një vendi sic është Shkodra dhe Shqipëria. Në opinion tim nuk e kam fjalën për artistët e Shkodrës, në pikturë, muzikë ose në artin dramatik dhe artet e tjera që mbështesin një parti politike. Sejcili ka të drejtë të mbështesë një forcë politike, kjo është normale në demokraci. Në këtë opinion nuk e kam fjalën as pë ata artistë që kanë marrë pjesë aktivisht në politikë dhe vazhdojnë të jenë pjesë e politikës lokale dhe kombëtare. Gjatë këtyre 32 viteve ka shumë artistë që kanë qenë të zgjedhur në parlament ose në politikën lokale. Në këtë opinion e kam fjalën për ata artistë, ‘marifetxhi’ që mund të jenë të mirë në fushën e tyre, por kërkojnë të përfitojnë nga politika projekte dhe të jenë të privilegjuar nga drejtuesit lokalë ose kryeministri i vendit. Nuk do ti përmendi me emra, për ceshtje etike, por dje ndoqa fushatën e Edi Ramës në Shkodër dhe në këtë takim kishte edhe artistë të mirë që i kam ndjekur edhe në fushatën e Jozefina Topallit si kandidatë për deputetë të ‘Lëvizjes për ndryshim’ në Tiranë.
Ka edhe disa të tjerë direct ose indirekt, bëjnë të njëjtën lojë!? Ky fakt tregon qartë që Edi Rama bashkëpunon me Jozefina Topallin dhe Sali Bersihën dhe Foltoristë të tjerë. Po e ritheksoj nuk jam kundër asnjerit as edhe artistëve të jenë të ftuar në stafe elektorale, në prezantimin e platformave elektorale. Por cdo gjë ka një moral, ka një lloj argumenti pse je i ftuar, politik ose personal. Sic duket politika post-moderne ka pak moral dhe në këtë sens janë edhe këta artistë janë të justifikuar. Sejcili që ka mbaruar një shkollë arti është i aftë të japi ide ose të menaxhojë një aktivitet muzikorë ose artistik, por në botë ka menaxherë dhe mecenë që promovojnë dhe ndikojnë pozitivisht tek zhvillimi i artit. Në Bashkinë e Shkodrës sot ka shumë drejtues që kanë punuar në administratën e Sali Berishës nga 2005-2013 dhe u ‘strehuan’ në stafin e Bashkisë, pa asnjë kontribut në art dhe në jetën sociale të qytetit.
Këta individë janë rreshtuar sot në Foltoren e non-gratës Sali Berisha dhe sulmojnë me urdhër ata individë, që i kundërshtojnë me të drejtë për politikat e dështuara 32 vjecare edhe në fushën e kulturës. Edhe unë që po shkruaj jam pjesë e politikës biles, prej 32 vitesh pa asnjë përfitim. Por edhe sot mbas 32 vitesh do të mbështes të gjithë artistët e Shkodrës pa asnjë dallim politik, duke u kthyer në avokat i tyre sic është edhe programi i PD-së për artin dhe kulturën, në politikën lokale dhe kombëtare. ‘Vita brevis art e politic longa’! Shkodra do të jetë gjithmonë edhe arti dhe politika! Prandaj duhet të punojmë fort për të ardhmen e qytetit të Rozafës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu