PD-ja, si një kohë kur drejtohej vetëm nga Alibeaj!

0
Shkruan Zef Ndreka
Zërat kritikë ndaj Lulzim Bashës, kanë filluar të artikulohen qartë dhe hapur, sidomos kohët e fundit. Jo vetëm nga gazetarët, opinionistët, por edhe nga vetë brënda PD-së, madje nga anëtarët e Kryesisë së saj.
Të kritikosh, të faktosh, të japësh ide për zgjidhje apo për mbarësi në formacionin politik, nuk do të thotë domosdoshmërisht se “po i bie” Kryetarit, se je kundër tij, se po krijon grupazhe, se je i pa kënaqur etj.
Është më mirë edhe për demokracinë brënda partisë të ngrihen hapur, të diskutohen probleme e të kritikohet Kryetari. Madje, për dobësitë e treguara deri më tani, do ishte normale të bëhej një mocion mosbesimi për të. Më mirë tani, se kur të bie përtokë.
Partia nuk është private, as familjare.
Kemi aksione prej mbi 30 vite edhe ne të gjithë, pavarësisht përzgjedhjeve për bashkëpunim që bën kryetari i radhës së partisë…
Kush i bën më favor partisë:
– Ai që analizon, që flet në tv, që përgatit opinion?!
– Ai, apo ajo hesht ose që vetëm di të thotë: Basha Kryeministër!
Po si mundet Basha të bëhet Kryeministër me 3-4% të votave?!
Si mund të bëhet Basha pa e ndihmuar realisht të gjithë, por duke e përkëdhelur në Facebook, e duke e trajtuar si diamant që thyhet e të mbetët në dorë?!
Gjithsesi, Basha i ka bërë vetë llogaritë ku do dalë e si do dalë.
Por do të ishte mirë që të shikonte më me kujdes, pa u gënjyer nga bashkëpunëtorët, përse PD-ja zyrtare nuk po rritet?
Përse ka mbetur në ato shifra, kur PD-në e drejtonte i vetëm z.Alibeaj?!
Çfarë ka ndodhur në të vërtetë në këtë parti?!
Përse nuk po “shkrep” Lulzim Basha?!
A mos ka zgjedhur “barutin” e lagur?!
Apo vazhdon si përherë duke gënjyer, duke mos mbajtur fjalën, duke u shfaqur në tv si lidër global por me një parti copë-copë ku askush s’të jep siguri se do marrë ndonjë deputet.
Basha, po prezantohet si hileqar në politikë, pa këllqe, që i bie hasha çdo gjeje që lidhet me të, por që e dëmton.
Sjelljet në politikë, Basha i ka absurde. Harron ai, se tani nuk ka kush ia mbulon gabimet si dikur, kur fshihej pas Berishës.
Kur është rasti për ngjarjet e 21-janarit, Basha tërhiqet, sikur nuk ka qënë fare në Tiranë atë dite, e jo që drejtonte nga tarraca e Kryeministrisë operacionet e policisë e më tej…
Kur bie fjala për abuzimet dhe vjedhjet në Rrugën e Kombit, përseri Basha hesht ose bën sikur nuk dëgjon. Edhe pse të gjithë e dijmë se paraqiste raport mjekësorë, kryesisht dhimbje dhëmballe për tu justifikuar përballjes me prokurorinë.
Edhe pse kemi parë të gjithë videon e tij me Gëdafin në çadër, ai është i gatshëm ta mohojë atë nqs i bën dëm…
I thashë këto, për të treguar se Basha nuk është as bashkëpunues, as transparent në grup. Këto cilësi që nuk fitohen më në këtë moshë, do ta dëmtojnë dhe do ta turpërojnë që në përballjen e parë elektorale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu