Voltana Ademi bën pazare me Rilindjen, për ta shitur Shkodrën!

1

Shkruan Qamil Gjyrezi

Kryetarja ilegjitime dhe e dështuar e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi, që mbas 25 Prillit bën pazare me Rilindjen, për ta shitur Shkodrën. Mbas zgjedhjeve të datës 25 Prill, Ademi me anë të gazetarëve të paguar nga taksat lokale në Bashki “sulmoi” drejtuesin politik të Shkodrës për rezultatin e zgjedhjeve. Në zgjedhjet e 25 Prillit në PD në Shkodër u krijuan struktura paralele duke ndikuar negativisht tek rezultati dhe duke sulmuar drejtuesit politik të Shkodrës.

Drejtuesit politik të Shkodrës dhe Kryetari i PD-së në Shkodër janë modelet më të mira në 30 vite në rang qarku dhe për qytetin e Shkodrës. Me anë të punësuarve të saj në bashki që nga Lorenc Luka dhe Jozefina Topalli, Voltana Ademi, ka krijuar një linjë paralele në PD. Me këtë grupim u bashkua edhe ish-deputeti i Shkodrës Bardh Spahia, që ka bërë ligjin në 7 vite, sëbashku me Ademin për emërimet në bashkinë më të madhe të veriut. Voltana Ademi i jep urdhër një drejtuese të kulturës në Shkodër për ta pritur me buqetë me lule Edi Ramën në fushatën e 25 Prillit në Shkodër. Qëndrimi i këyre përfaqësuseve politik u pa qartë në Foltoren e antiamerikane të Sali Berishës, kundër kryetarit legjitim Lulzim Basha që përfaqëson të ardhmen e PD-së. Këta “karikatura politike” të 30 viteve nuk do të guxojnë të shesin Shkodrën tek Rilindja, në zgjedhjet lokale. Voltana Ademi në mandatin e parë ishte përfaqësuese e PD-së.

Mbështetja më e madhe për Ademin dhe “eunukun” e saj Filip Vila vinte nga familja Berisha. Por në mandatin e dytë ilegjitim i saj ishte një fatëkeqsi për Shkodrën që po kalon në ditët më të këqija të saj. Në Shkodër ka papunësi, varfëri, krim dhe korrupsion. Shkodra sot është modeli më i shëmtuar i Rilindjes me ndihmën e pseudodemokratëve të PD-së. I bëj thirje strukturave lokale të PD-së në Shkodër të distancohen nga figura si Voltana Ademi mbasi do të ndikojnë negativisht në rezultatet elektorale lokale dhe kombëtare për PD-në! Këta “karikatura” të së shkuarës në PD, nuk duhet të ndikojnë tek e ardhmja e PD-së dhe e të rinjve shkodranë. Këta modele bashkëpunojnë me Edi Ramën dhe Rilindjen për ta mbajtur Shkodrën dhe shkodranët peng të së shkuarës!

1 Koment

  1. Z Qamil.Pasi me keni permendur ne nje status tuajin jam i detyruar te jap nje pergjigje te sinqerte.Nuk kam qene zv.Kryeminister por sekretar i pergj.i kryeministrise nga marsi 92 deri maj 96. Prof. i ndjere Neki Lezha ne ate kohe kryetar i PSD per Shkodren me ka propozuar per kete detyre ne mbledhjen e kryesise te PSD kur para meje ishin propozuar Paskal Milo dhe Gaqo Apostoli.Sigurisht pa dijenin time.Ne mbledhjen e Kesh,Kom.te PD per zgjedhjen e Antareve te qeverise nga tre emerat e propozuar jam zgjedhur une.Nuk kam patur asnje njohje me Skender Gjinushin as Sali Berishen.Berisha ka mbeshtetur emrin tim ndoshta nga vlersimet pozitive per punen time ne vitet 85 deri 88 ne Bajram Curr.Ndoshta ka ndikuar puna e perbashket me dr.Ali Spahine ne Kom.Pluralist ne mars 91 deri mars 92,ai si kryetar i atij Komiteti dhe une si shef tregetie.Ne punen si sek.pergj per 4 vite rresht kam dhene maksimumin aftesive te mia bazuar edhe ne dijenite e kohes se veshire qe kalonte Shqiperia.Nuk kam patur asnje vrejtje ose ankese nga qytetaret nepunesit e cdo rangu.Gjate kesaj periudhe kam mbuluar ndihmat humanitare ku me firmen time kane hyre pa dogane mesatarisht 14 mjete te ngarkuara me mallra cdo dite.Shkodres nepermjet Filip Guraziut i kam dhene karta bianka per cdoganimet.Kontrolli i shtetit nuk ka gjete asnje shkelje ne kete veprimtari ne nje kohe qe parardhesit e mi ne kete detyre ishin ne kerkim dhe ishin zhdukur deri ne Tasmani.
    Per Voltanen nuk me rezulton njeri i cenueshem por e kunderta nje qendrestare ekselente.Per pronat e familjes Ademi duhet te kujtoj se ishin pronare te fabrikes se pare dhe me te madhe te cigareve ne Shqiperi dhe kishin shumicen e aksioneve te fabrikes se cimentos.Pervec sekrustrimit te pasurise dhe tatimeve te jashtezakomeshme per 45 vjet antaret kesaj familje u privuan nga e drejta e shkollimit nga mosvlesimi i punes,I ati Voltanes megjithese mjeshter sporti nuk lejohet te dale jashte shtetit ose te luaje me kombetaren megjithese ishte padiskutim ne 5 me te miret.Po te ishin gjalle Sula apo Hodoja do flinin me superlative per kete familje.Edhe Mahiri besoj ka po njejtin opinion.Voltanen nuk e lidhe asgje me komunizmin e vjeter apo te ri.Ajo asht para syve te gjitheve dhe nen trysnine e pushtetit dhe megjithate Bashkia Shkoder eshte vleresuar me e mira ne perdorimin e paster te parave publike.
    Nese e quan te arsyeshme te mireprese per sqarime te metejshme dhe per nje kafe.

    Vullnet Ademi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu