Bisedat sekrete me Serbinë/ Naim Miftari tregon emrat!

0

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, thotë se bisedat e fshehura me Serbinë, nga liderët shqptarë ishin tradhti kombëtare.

Këto biseda sipas tij ishin bërë nga ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeministri Isa Mustafa dhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Ai përmend edhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, të datës 22 korrik të vitit 2010, ku thuhet se Shpallja e Pavarësisë së shtetit të Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008 nuk e ka shkelur të drejtën nderkombtare.

Andaj Miftari shton se Serbia është trimëruar nga planet sekrete për ndarjen e Kosovës me politikanët e Kosovës.

Ish-agjenti përmend këtu edhe Edita Tahirin, ish-kryeministrin Avdullah Hotin, dhe Behgjet Pacollin.

“Serbinë e kanë trimëruar dhe ia kanë rritur apetitin bisedat dhe planet sekrete serbo-ruse-franceze për ta ndarë Kosovën”, thotë ai.

“Kosova me politikanët e korruptuar të saj, si me Hashim Thaçin, Edita Tahirin, Isa Mustafë, Avdullah Hotin, Behgjet Pacollin, kryesisht PDK dhe LDK, që bisedat i quanin rrejshëm biseda për decentralizimin dhe më vonë i quanin biseda teknike, edhe pse dihej mirë se me një shtet armiqësor e agresor siç është Serbia, vendi ynë Kosova kurrë nuk mundet të ketë biseda teknike, por janë direkt biseda territoriale”, përfundon Naim Miftari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu