Sulmi ndaj Izraelit, BE do të forcojë sanksionet ndaj Iranit

0

BE ka rënë dakord të zgjerojë sanksionet ndaj prodhuesve iranianë të dronëve dhe raketave pas sulmit të paprecedentë të Teheranit ndaj Izraelit.

“Është shumë e rëndësishme të bëjmë gjithçka për të izoluar Iranin”, tha presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, sipas mediave të huaja.

Blloku tashmë ka vendosur sanksione të shumta kundër Iranit, duke përfshirë shitjen e dronëve Rusisë për përdorim në luftën e saj kundër Ukrainës.

SHBA ka lënë të kuptohet se do të vendosë dënime të reja në ditët në vijim.

Sanksionet e reja të BE-së u ranë dakord gjatë një samiti në Bruksel, i cili shënoi takimin e parë midis 27 liderëve të bllokut që nga sulmi i drejtpërdrejtë i Iranit ndaj Izraelit të shtunën, duke përfshirë më shumë se 300 raketa dhe dronë të lëshuar nga Irani, Iraku, Siria dhe Jemeni, të cilat kryesisht u rrëzuan nga Izraeli dhe aleatët e tij.

Teherani ka pohuar se ishte një hakmarrje për një sulm ajror të supozuar izraelit në konsullatën e tij në Siri më 1 prill, në të cilin u vranë 13 persona.

Izraeli – i cili duket se është kundërpërgjigjur vetëm me një ofensivë diplomatike deri më tani – nuk e ka përjashtuar një përgjigje ushtarake.

Por liderët botërorë kanë vazhduar të bëjnë thirrje për përmbajtje, në një përpjekje për të parandaluar një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu