Ka një jave që na çatë tr*pin me negociatat mes Gazit, Linditës e Çuçit

0

 Shkruan Myslim Murrizi

A thua se po negocioni armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit për të pushuar luftën në Gaza, apo Rusin me Ukrainën për ti dhënë fund “ lavdisë” imagjinare të një ushtari të Sorrosit siç është komediani Zelenski që sa ka bredh këto 2 vite “ luftë” nuk ka bredh e nuk mund të bredh dot gjithë jetën A mund ta dimë edhe ne të tjerët se çfarë po negocioni??

Po negocioni për një gjë qe jua jep Kushtetuta dhe Rama e Linda e parlamentit po ju jep lëmosh një të katërtën e asaj që keni kërkuar????

Po negociojmë thonë për të kthyer në normalitet Parlamentin!!!!!

Po për çfarë “negociatash” ka nevojë nëse ju vete nuk do rrini në këmbë por do uleni në karriget tuaja e nuk do bëni zhurmuesin por do flisni nga 10 minuta ( ata që dine të flasin) për të denoncuar skandalet marramendëse te qeveris???

Dhe këto “ negociata” pastaj kërkoni të na i shisni si “ fitore” të mëdha të opozitës. E çfarë fiton opozita apo qytetarët opozitarë nga këto negociata?????

Opozita ka mision të bëhet shumicë tek qytetarët jo shumicë e pakicës brenda vetes tek numri i deputetëve që shumica janë lavjerrës që prej 9 shtatorit 2021 nuk e din as vetë se me kë janë e çfarë janë

A po negocioni gjë për sistemin zgjedhor?????

A po negocioni gjë për te prishur pazarin e ndyrë të prillit 2008 që ti ktheni sovranitetin e votës Shqiptarëve që të zgjedhin me votë përfaqësuesit e tyre e jo thjesht të votojnë?????

A po negocioni që Shqipëria të mos jetë 12 qarqe e që mos të ketë deputet pushteti me 6800 vota në Vlorë dhe deputet opozite me 13900 vota në Gjirokastër???

A po negocioni që të votojnë rreth 2 milion Shqiptare që janë emigrant???? A po negocioni për LISTA TE HAPURA, apo për të ruajtur menderen tuaj në lista të mbyllura duke u lëpirë here tek Luli here tek Ledi herë tek Gazi e pastaj tek Berisha???? E nëse nuk po “negocioni” për këto, a ka mundësi të mos na çani tr me këto palo negociata!!!!!!!

Të na e shisni si “fitore” se do ngrini komision hetimore për Beqajn kur Beqaj e ka marrë rrugën për tek 7 penxheret është të na fyeni edhe injorancën po mire inteligjencën.

Të na shisni si “fitore” se do bëni një vrimë në ujë me hetimin e të dhënave personale, është njëlloj si ky manuali i veshjes së brekëve i vitit 1948 i partisë komuniste.

Komisione hetimore që mund të nxirrnin lakuriq qeverinë do ishte çështja Mc Gonigal, investitorët strategjik nëse nuk jeni të pistë vetë apo ish deputet të opozitës që kanë dhënë dorëheqjen apo “shiten” mandatin, falja e 3 miliard euro pasuri arabeve në portin e Durrësit, dy anijet gjenerator që marrin 600 milion euro pa u ndezur kurrë në Vlorë, mijëra tenderë pa garë dhe me çmim sa vlera e shpallur dhe kush i ka marrë që Shqiptaret ta marrin vesh se tenderë marrin edhe “opozitaret” e shumë të tjera si këto që rendojnë në xhepat e Shqiptarëve.

Dhe nëse doni që të nxirrni zbuluar se çfarë është bërë me drejtësinë e “re”, duhet të kishit kërkuar një komision hetimore për reformën në drejtësi e do shihnin çudira ku rreth 500 milion euro i ka marrrë një firme kanalesh vaditëse dhe pusetash e ish kancelarit te Austrisë Kurtz që ka sjellë këtu disa punonjës si vëzhgues te onm që paguhen 23 mijë euro në muaj secili dhe që janë tallur me 800 gjyqtarë e prokurorë Shqiptarë.

Po keni këllqe shihni dhe hetoni se si e kanë kaluar vetingun disa fundërrina vetëm pse janë ushtarë të bandave apo të partisë në pushtet dhe si kane ikur nga vetingu të tjerë vetëm pse nuk i përkasin sojit bastard të ish hetuesisë, prokurorisë apo sigurimit.

Për këto që them unë jo që nuk ju lë njeri të hetoni por edhe ju vetë as që ju ka dëgjuar njeri të belbëzoni, prandaj me lëmoshën që ju dha Rama dhe Linda mos na dërdëllisni sikur keni “ fituar”.

Dhe kur dëgjoj pastaj që këtë zbythje revolucionarë e paskeni bërë sepse ju paskan ndërmjetësuar ndërkombëtarët, më vjen të vjellë ,sidomos kur e dëgjoj nga gojëhalet që në 2019 nuk ju binte mendja për ndërkombëtarët por ulërinin për të djegur mandatet dhe për ti falur Rames 60 bashki, e sot ju del shkume nga goja duke lehur që nuk ikim kurrë nga parlamenti më vjen tua përdor surratin si sifon haleje.

Po vazhduat kështu duke menduar që mund të mashtroni këdo dhe kur të doni ju, vetëm për menderen tuaj të ndyrë dhe për një karrige të qelbur të 2025, ju garantoj që numri i karrigeve të opozitës në 2025 do të jetë sa gjysma e karrigeve që keni sot, prandaj do zhgënjeheni më shumë se gjysma juaj që mendoni se me lepirje keni zënë radhën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu