Policia e kërkonte, në shtëpi e priste nëna por gjeti plumbat

0

Prej atentatit më 4 korrik to vitit të kaluar ku mbeti i vrarë kunati i tij, Gentian Bejtaj nuk ishte kthyer në shtëpi ndërkohë që në këto 8 muaj policia e kërkonte për ta marrë në pyetje në lidhje me atentatin. Pavarësisht kërkimeve ai nuk ishte gjetur nga autoritetet ndërsa dyshohej se fshihej në Shëngjin.

Sot ish-polici i burgjeve u kthye në banesën e tij në fshatin Larushkë, Fushë Krujë pas 8 muajsh, ku e priste nëna e tij pasi të gjithë familjarët e tjerë ndodheshin jashtë shtetit.

Vrasësit e tij ende të pa identifikuar kanë përfituar nga rasti që ai u duk sërish në zonë dhe e kanë ekzekutuar me breshëri plumbash në shtëpinë e tij.

Deri më tani nga policia është gjetur vetëm një makinë “Land Rover” e djegur dhe brenda saj ndodheshin 4 kallashnikovë me të cilët dyshohet se është kryer vrasja mafioze.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu