Policia “arreston” dashin vrasës

0
Shkruan Veronikë Shkreli Pepushaj
Ndryshe nga herët e tjera që policia zbulon viktimat, këtë herë ka ngjarë mrekullia. Është zbuluar vrasësi.
Policia meriton fjlalë të mira, pasi vrasësin e zbulon me identitet, kurse viktimën me iniciale, pasi gjithmonë ka ndodhur që lajm është bërë emri  i viktimës dhe është fshehur krimineli.
Sot nuk kemi as “drejtim të paditur”, as fshehje krimi.
Baresha F.V., 64 vjeçe, ka qënë duke kullotur tufën e saj të deleve në fshatin Lalar në Fier kur është sulmuar për vdekje.
Ka qënë dashi që e ka ndjekur derisa e ka zënë dhe e ka goditur me brirë në kokë. Policia ka qënë jo vetëm e vemendshme, por edhe e shpejtë, e saktë dhe korrekte me ligjin dhe moralin njerëzor.
Në njoftim zyrtar të policisë thuhet se “Në datë 11.01.2023, rreth orës 15:30, në fshatin Lalar, ka ndërruar jetë shtetasja F. V., 64 vjeçe, e cila është goditur nga një bagëti e imët (dash)”.
Përtej lajmit të pazakontë, të dhimshëm, ku delet kanë qenë deshmitare të tragjedisë, policia ka marrë me vete dashin si provë të krimit.
Kjo nuk ka ndodhur me asnjë vrasës tjetër edhe për faktin se kriminelët largohen nga vend ngjarja dhe policia nuk e ka të lehtë me ta, prandaj rasti u bë objekt i vemëndjes sonë.
Ja, shtrohet një pyetje:
Kur policia “zbulon” edhe krimet e bagëtive në mal, pse dështon me vrasësit në mes të Tiranës?
Edhe kjo ka shpjegimin e vet. Ndryshe të kapësh për brirësh dashin e deleve, ndryshe banditin e tufës së bagëtive të kështjellës së krimit shtetëror.
Por le të rrimë tek rasti i pazakontë për policinë, hetuesinë dhe prokurorinë, se ka një viktimë dhe një të kapur.
Pra, kur gjithçka rreth ngjarjes së rëndë dihet, do presim si do përfundojë fati i dashit, a do dalë i gjallë nga komisariati.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu