“Gjykatësi shkeli ligjin me vetëdije!’/ Sejamini komenton ndalimin e “Lëvizja Bashkë” për të hyrë në zgjedhje

0

Analisti Neritan Sejamini, ka komentuar ndalimin e forcës së re politike “Lëvizje Bashkë” për të hyrë në zgjedhje, një vendim i gjyqtarit Agron Zhukri, për ta caktuar seancën e regjistrimit të partisë një ditë pas afatit të fundit të KQZ për t’u regjistruar në zgjedhjet lokale.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Sejamini deklaroi se gjyqtari e shkel ligjin me vetëdije, sepse mendon se përfitimi do të jetë më i madh se kostoja.

Analisti foli edhe për Partinë Demokratike që ka një problem të ngjashëm për vulën, e cila do të vendoset në 3 mars.

“Në Shqipëri nuk ka shtet të së drejtës, gjithçka varet në vullnetin e individit. Po të jetonim në një shoqëri që ligji është mbi njerëzit, gjykatësit thjesht do të zbatonin ligjin dhe do të jepnin të drejtën. Ne jemi në një vend ku nuk ka asgjë.

Kemi vrasje që nuk hetohen, akte korruptive që nuk hetohet, këtë rast… Ajo që është shqetësuese, po flasim për njerëzit e drejtësisë që e shkelin ligjin. Nëse roja vjedh, ka marrë fund sistemi. Rojes mund t’ja vjedhin mallin dhe ta mashtrojnë, por që roja të bëhet pjesë e së keqes…

Në pjesën e dytë autokracitë kanë vetëm një qëllim, të dobësojnë çdo lloj opozite ndaj tyre. Të gjithë veprimet që ka marrë Rama, nuk kanë për qëllim të bindin shqiptarët se po qeveris mirë, por vetëm për të dobësuar opozitën.

Ka një strategji të qartë për të dobësuar opozitën. Nëse ti nuk rri dot në pushtet për shkak të mbështetjes, kur ata e kuptojnë që nuk kanë shans ta bindin për këtë, atëherë zgjidhjen e sheh te shkatërrimi i opozitës.

Një gjykatës që shkel me vetëdije ligjin, e bën sepse përfitimi që po merr për këtë gjë është më i madh sesa kosotoja.

Edhe në rastin e PD, nuk ka asnjë mundësi që një kancelar to mos regjistrojë një vendim. Nuk kemi të bëjmë me njerëz naivë, ata e dinë çfarë bëjnë”, deklaroi Sejamini.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu