Ja çfarë do të ndodhë më 9 maj me dosjen “McGonigal”, si ish-agjenti i FBI po kërkon “pazar” me prokurorin dhe pse Rama është i rrezikuar

0

Drejtori i televizionit “Fokus TV” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njëherësh gazetar i njohur Robert Papa ka analizuar situatën politike në Shqipëri dhe jovetëm. Duke folur për “Fokus TV”, gazetari Papa iu rikthye skandalit “McGonigal”, për të cilin ka folur edhe pak javë më parë, aferë kjo që akuzohet se është përfshirë edhe kryeministri Edi Rama. Sipas zotit Papa, hetimet për skandalin “McGonigal” janë thelluar, ndërkohë që zbuloi se më 9 maj do të ketë një diskutim në lidhje me dosjen e ish-agjentit të FBI, Charles McGonigal. Megjithatë, ai shtoi se autoritet amerikane kanë dhjetra përgjime për kryeministrin shqiptar. Gazeta “SOT”, po sjell më poshtë reagimin e plotë të bërë për “Fokus TV”, gazetarit të njohur shqiptaro amerikan, Robert Papa.

Hetimet për skandalin “McGonigal”

Në mediat shqiptare nuk mund ta fsheh injorancën, dhe paditurin për atë që ndodh në SHBA. Po marr rastin e McGonigal që është akuzuar për korrupsion dhe fshehje dokumentesh dhe thuhet se gjyqi është top sekret. Gjyqet nuk kanë filluar as në Neë York dhe as në Uashington dhe i është lënë në dispozicion avokatit të McGonigal disa ditë në dispozicion dhe deri sa nuk ka filluar seanca gjyqësore hetimet vazhdojnë. Pra, nëse nuk ka gjyq ndaj tij ne si media duam më të dimë më shumë për zhytjen në korrupsion të kryeministrit shqiptar. I akuzuari dhe i padituri ka të drejtë për gjykim të përshpejtuar dhe prokurorët nuk e duan këtë sepse do favorizonte të akuzuarin pra McGonigal, ndërkohë hetimet vazhdojnë. Në 9 maj do të ketë një diskutim tjerë të çështjes dhe kanë në dispozicion 70 ditë, sipas ligjeve të drejtësisë amerikane. Nuk dimë sesa thellë kanë shkuar hetimet ndaj Ramës, por ka përgjime dhe survejime dhe del se ata kanë qenë të survejuar, por se sa thellë janë zhytur kjo do të shihet, ai nuk është nën akuzë sepse është shtetas i huaj. Dhe nuk është rastësi që DEA është në Tiranë, DEA vepron edhe me një njeri. Në mediat amerikane kanë dal fakte të reja që familja Biden kanë transaksione financiare miliona dollar me Kinën, hetimet e kongresit do të thellohen ndaj kësaj. Qëndrimet e FBI ndaj Trump dhe Biden janë të ndryshme.

Marrëdhëniet SHBA- Shqipëri

Pas vdekjes së Enver Hoxhës, u shpresua se Ramiz Alia duke mos qenë një diktator si Hoxha mund të sillte ndryshme, liberalizime por nuk ndodhi kështu. Amerikanët kanë kërkuar të rivendosin marrëdhëniet diplomatike dhe Alia nuk ka pranuar. Në vitet 60 kur Hoxha është prishur me Bashkim Sovjetik, ka gjasa që Kennedy ka qenë në mbrojtjen tonë, por këtë nuk e kam të vërtetuar ka kërkuar hapjen ndaj SHBA. Kam gjetur në arkiva amerikane të shtetit që ministri i jashtëm i Austrisë ka diskutuar me sekretarin e shtetit amerikan dhe i ka thënë që ambasadori i Shqipërisë do të rivendos marrëdhëniet dha ai i ka thënë mos u merr me ta se nuk jemi të sigurt se largimi nga Moska është real. Pra ka pasur disa orvatje, janë kërkuar takime dhe nuk janë lejuar, por mesazhet kanë ardhur drejt Tiranës. Në mediat greke njoftohet se në OKB diplomatët amerikan janë takuar me ata shqiptar për të rivendosur marrëdhëniet diplomatike. Nëse marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë u rivendosën në 15 mars 1991 marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik janë vendosur më 15 shkurt, më herët. Fakti që amerikanët rivendosën marrëdhëniet diplomatike me Ramiz Alinë tregon se ata donin të vazhdonin bashkëpunimin me Ramiz Alinë. Shqipëria ka pasur një diplomat Muhamet Kapllani dhe marrëdhëniet diplomatike të SHBA me vendin tonë janë afruar nga ai sepse ai ka rritur të bind amerikanët. Në këtë ecuri të marrëdhënieve me Amerikën duhet vlerësuar Esat Toptani që ka takuar presidentin Ëilson dhe ka kërkuar që Shqipëria të jetë protektoriat amerikan sepse Europa nuk na do. Nga ambasadorët e dërguar në Shqipëria dy do vlerësoja Jeffreyn  dhe Lake. Sa i përket Yuri Kim e kam thënë që nuk e ka meritën për këtë post, ka dështuar me veprimet e saj, dashuria e madh për të dal në kamera dhe tejkalon normat e diplomacisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu