Ti përdhos çdo festë kombëtare dhe nderon çdo akt antishqiptar

0

Shkruan Elona Caslli

Belinda Balluku nga Fieri sot ke përdhosur festën e pavarësisë dhe ke nderuar festën e pushtimit të popullit shqiptar nga sekti antishqiptar i rilindasve.
U ktheve te gjeni yt Balluku sepse në jetë mund të modifikosh sytë, hundën, buzët dhe rrudhat,por te gjeni nuk ndërhyn dot. Gjeni të shpie pashmangshmèrisht te parardhësit e tu dhe në mënyrë të pavetëdijshme ti i përsërit ata në gjeste, veprime a histori.
Nuk është aspak rastësi prirja jote e skajshme për të vjedhur atë që i përket tjetrit.
Nuk është aspak rastësi prirja jote për të kërcënuar dhe për shantazhuar këdo që nuk të lavdëron ty.
Nuk është aspak rastësi prirja jote për të blerë njerëz a portale që të thurin lavde ose që heshtin mbi emrin tënd.
Ti nuk je aspak rastësi në gjithçka je.
Je shumatorja e gjenit tënd që përmbushjen e gjen te poshtërimi, nënshtrimi dhe dhunimi i tjetrit.
Në Fier ke shkuar për të treguar forcën përballë atij që ti e quan “Pallosh”. Ke renditur si dele të gjithë deputetetët për t’i dhënë mesazhin Palloshit se fati yt është pazgjidhshmërisht i lidhur me fatin e tij.
Belinda Balluku ti mund të numërosh miliardat e eurove të zhvatura, por një gjë nuk mund ta numërosh dot kurrë; virtytin e të qenit njeri.
Ti do të mbetesh në kujtësën kolektive si gruaja që zhvati miliarda dhe si llaxorja që kërcente keq në mes të sheshit të kryeqytetit.
Post Scriptum- U ktheve në origjinën e gjenit tënd Balluku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu