Pasuri a dimension

0
Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Pasuri a dimension
Erdhi ky marifet,
Lezetshëm si i ri,
Shpejt përparoi,
U lind n’teknologji,
E rrtiti këtë shtat,
Gjeti derë me dalë,
Mësyn këtu tek ne,
Me, je i mirëseardhë,
U thjeshtësuan gjërat,
Gjithçka u bë kollaj,
Ç’dimension në jetë,
Ecëm dhe mbërrimë
Dikur të shihje ëndërr,
E quajshim habi,
Shpejt ne u mësuam,
E ramë në dashuri,
Krejtë me të përdorë,
U bëmë një me ty,
Të gjitha versionet,
Në mend i rregjistruam,
Për t’mirë a për të keq,
Të gjitha u provuan,
Qysh në mesenxher,
Watcap a instagram,
Viber e tik-tok,
Bashkë me telegram,
Po dhe email, mirë stapit,
Si n’punë a tek’miqësitë,
Si shfletim e përdorim,
Krejt pa fund, soji i tijë,
E të gëzuar sa s’bën,
E gjithë kjo pasuri,
Më pak as më shumë,
Ngjanë shejtan në shpi,
Koka kthyer poshtë,
Kurrizi përkulë,
Gishtat në tastierë,
Dhe krijohet urë,
Me nga pesë emra,
Njerëzia është bërë,
Nga skaji në skaj,
Njoftimin vjen kollaj,
Çelsin e ndezjes,
Krejtë pa hezitim,
Kohën e gjejmë,
Veç sa, nji urim,
Rrin njeri i shkretë,
Tu pa njerëzit e shpis,
Që rrinë nëpër qoshe,
I kanë hyrë llogaris,
Balli u shëndrin,
Goja vesh me vesh,
Hajde dreq e dije,
Me kë janë ndeshë,
Ndodh dhe gabimisht,
Harrojnë telin kund,
E për fatin huq,
Gjithçka krejtë zbulu,
Mandej fillon lufta,
T’bërtimat skanë fund,
Mos prek telefonin,
Se me të ske punë,
Thua, jemi katandis,
A kështu erdhi kjo jetë,
Me, e pa lezet,
Veç, Zot ruajna mendt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu