Doli kundër Putinit, Rusia lëshon urdhër-arrest për ish-kampionin e botës në shah Garry Kasparov

0

Gjykata e qytetit të Syktyvkar në Rusi lëshoi një urdhër arresti për kampionin botëror të shahut dhe bashkëthemeluesin e Forumit Rusia e Lirë (FRF), Garry Kasparov, së bashku me disa aktivistë të tjerë, me akuzën e krijimit të një komuniteti terrorist, financimit të veprimtarive terroriste dhe për për thirrje publike terroriste. Lajmi është raportuar nga mediat ruse dhe ukrainase.

Urdhër arresti u lëshua gjithashtu edhe për aktivisten Yevgeniya Chirikova, ish-drejtorin ekzekutiv të Lëvizjes Ruse të Solidaritetit Ivan Tyutrin dhe ish-deputetin Genadi Gudkov.

Kasparov u largua nga Rusia në vitin 2013 dhe aktualisht jeton në Nju Jork. Ai bashkëthemeloi FRF, së bashku me aktivistin Ivan Tyutrin në vitin 2016. Forumi prezantohet si një alternativë intelektuale ndaj regjimit aktual politik në Rusi. Në fillim të këtij viti Kasparov u shtua nga Moska në listën e “terroristëve dhe ekstremistëve”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu