Çfarë e detyroi Gazment Bardhin të gënjente për padinë në SPAK ndaj Olsi Ramës?

0

Prej ditës që ka vajtur poshtë Ballkonit të Sali Berishës, Gazment Bardhi është kapur shpeshherë në gënjeshtra publike, për të cilat as nuk është nxirë as nuk është skuqur.

Premtoi se nga Amnistia nuk do të lirohej asnjë i burgosur nga GJKKO-ja, ndërkohë që rezultoi se u liruan 80 të tillë. Më shumë se sa numri, ka rëndësi mesazhi që i jepet SPAK-ut dhe GJKKO-së.

Të njëjtën gjë bëri edhe me daljen e tij publike në rastin e Olsi Ramës, ku në praninë e medias, por edhe në disa studio televizive, hodhi poshtë zërat që nuk kishte bërë padi në SPAK ndaj vëllait të Kryeministrit Rama, duke folur me siguri absolute: “Po, mo, po, kam bërë padi në SPAK ndaj Olsi Ramës.”

Pavarësisht se nuk u kuptua qartë arsyeja se pse e lëshoi atë shashkë në ditën kur SPAK kishte zbuluar një tjetër skandal të madh në Bashkinë e Tiranës, sërish Gazment Bardhi mashtroi.

Ashtu siç u bë e ditur nga Prokuroria e Posaçme, Gazment Bardhi nuk ka depozituar asnjë kallëzim penal ndaj Olsi Ramës.

Në regjistri e njoftimit të veprave penale, informohet se nuk rezulton të jetë regjistruar ndonjë kallëzim penal me shtetasin Gazment Bardhi dhe të kallëzuar shtetasin Ols Rama.” – thuhet në njoftimin e SPAK-ut.

Çfarë e detyroi Gazment Bardhin të gënjente për

Çfarë e detyroi Gazment Bardhin të gënjente përPor cila është arsyeja që Gazment Bardhi duhet të mashtrojë dhe të gënjejë publikisht në çdo dalje të tij publike?

Sigurisht që duhet të ketë ndonjë hall të madh, që lidhet me ëndrrën e tij për t’i hyrë në zemër Sali Berishës dhe për t’u dukur te demokratët si opozitar me zemër dhe në rrugën e ndritshme të Berishës, por, ndërkohë që përpiqet të bëjë këto gjëra, çdo herë del zbuluar dhe ekspozohet përpara të vërtetave të frikshme.

Më poshtë dy dalje publike të Gazment Bardhit që flet me bindje se ka depozituar padi penale ndaj Olsi Ramës, njëkohësisht edhe dokumentin zyrtar të SPAK-ut që e mohon një gjë të tillë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu