Malli…

0
Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Malli…
Në zemrën time ke pushtet,
Ke mësu për me u përshtat,
Kam nevojë me m’përkëdhel,
Mos zukat ti, siç e ke zanat.
Në përgjumje t’heshtjes natës,
Malli çmëshirshëm më zapton,
Pres mëngjesin të hap krahët,
Të vijnë ëmbël t’më përqafojnë.
Me të çohem përzier bashkë,
Drita e diellit thyen errësirën,
Malli i madh që kam n’shpirtë,
M’rrëzon e çon si ka dëshirën.
Por ditët kalojnë, me të në gji,
I fortë është vazhdon të rritet,
Ajo shpresë mua m’çon haber,
Ruajmë mirë, në ty unë bindem.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu