Erion Veliaj sulmon Edi Ramën nga mediat e tij të paguara nga inceneratorët

0

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj po bën gjithçka që të heqë vëmendjen nga afera e dosjes “5D”, nga inceneratorët dhe skandali më i madh se i inceneratorëve, që është ai i dherave.

Sot, pas sulmeve të vazhdueshme personale që ai ka bërë në media ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, mediat e Irfanit, të sponsorizuara nga Erion Veliaj dhe në urdhrin e këtij të fundit kanë sulmuar Sekretarin e Përgjithshëm të Këshilit të Ministrave, Engjëll Agaçi.

Sulmi ndaj Agaçit vjen në mediat e Veliajt menjëherë pas plasjes së skandalit të dosjes “5D”, ndërkohë që edhe vetë Veliaj pritet të paraqitet në SPAK dhe pritet të ketë arrestime në ditët në vijim për dosjen e inceneratorëve, teksa janë thelluar edhe hetimet e dosjes “5D”.

Erion Veliaj gjen të sulmojë në mënyrë të vazhdueshme Engjëll Agaçin, krahun e djathtë të kryeministrit Edi Rama, sekretarin e përgjithshëm. Veliaj po bën gjithçka që të heqë vëmendjen nga aferat e tij, nga skandalet dhe për këtë për herë të dytë përsërit skemën që përdori me “Xibrakën”.

Ditën që u arrestuan drejtorët e tij, Erion Veliaj suportoi në mediat e tij opozitën me një denoncim ndaj kryeministrit dhe vëllait të këtij të fundit.

Veliaj sulmon Ramën nga mediat e tij të paguara nga inceneratorët

Engjëll Agaçi

Pak kohë më pas, në momentet që pritet të ketë veprime të tjera nga SPAK-u dhe pritet të paraqitet Erion Veliaj në Prokurorinë e Posaçme, kryebashkiaku sulmon sekretarin e përgjithshëm të parlamentit, Engjëll Agaçi.

Këtë e bën nga television i tij “News 24”, një media e financuar nga inceneratorët, një media afër Erion Veliaj, pasi Irfan Hysenbelliu njihet si një nga mbështetësit kryesorë të kryebashkiakut të Tiranës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu