“Trekëndëshi i Bermudës” ndërron strategjitë, vjedh projekte dhe shpif!

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Lulzim Basha ish-kryetari i PD-së me të drejtë para disa muajsh “Trekëndëshin e Bermudës” dhe rolin negativ që ka patur në ndryshimin e politikës në vitin 2021. Trekëndëshi i Bermudës ose “Loja” Berisha, Meta Rama i ka fillimet që mbas vitit 1991 në politikën në Shqipëri. Por riaktivizimi i kësaj lëvizje “klandestine politike” u ngjiz, u “nenshkrua” në vitin 2008, ndryshimet kushtetuese.

Ne 2013 Rilindja e Edi Ramës koalicion me Ilir Meten, dhe në vitin 2021, Trekendeshi i Bermudes pengoi ndryshimin që shqiptarët e pritën prej 8 vitesh në opozitë. Sulmet, shpifjet dhe strategjitë klandestine u drejtuan kundër Lulzim Bashës, kandidatit per kryeminister. Kjo lëvizje është riaktivizuar dhe po funksionon edhe mbas 9 Shtatorit dhe sidomos mbas datës 6 Mars 2022. Metodat janë të njëjta por ndryshojnë strategjitë, shpifje lincime dhe grabitje idesh dhe projektesh. Akuzat për Ilir Metën, non-grata e Berishës, akuzat e SPAK për ministrat e burgosur të Edi Ramës, bëjnë që të riaktivizohen shpifjet për ndryshimin e vërtetë. Edi Rama vjedh projektin e Lulzim Bashës për menaxhimin e mbetjeve urbane. Me fitoren e Bashës në Bashkinë e Tiranës, Arvizu deklaroi “The game is over”?!

Sukseset e Lulzim Bashës kur ishte ministër i punëve publike dhe projektet në Bashkinë e Tiranës e “shqetësuan” Edi Ramën, Sali Bersishën dhe Iir Metën. Sot pasi u kap në vjedhjen e shekullit me inceneratorët, Edi Rama prezanton si projekt të ri atë që bllokoi në 2014-të.

Në të njëjtën valë Meta akuzon sot Bashën, për bashkëpunim me Edi Ramën, në favor të Berishës, mbas zgjedhjes së presidentit të ri dhe akuzave nga gazetaret investigativ kundër tij. Me këtë strategji, Meta synon ta nxjerrë gjithashtu jashtë loje Berishën dhe për të marrë me vone drejtimin e opozitës.

Prandaj demokratët e vërtetë dhe shqiptarët, duket të kuptojnë strategjitë e klasës sonë politike ose “Trekëndësht” të Bermudës dhe ti largojnë me votë, për të sjellë ndryshimin e vërtetë dhe për ti dhënë fund 30 vjecarit të tmerrshëm në Shqipëri, në duart e oligarkisë dhe mafias politike. Shpifjet, lincimet dhe propaganda e keqe ne kurriz te zhvillimit dhe integrimit, sistemit te drejtesise se pavarur duhet te marrin fund, per ti hapur rruge ndryshimit te vertete! Shqiptaret nuk duhet ta hane “sapunin per djathe”, nga media e shitur qe drejtohet nga Trekendeshi i Bermudes!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu