Tërmet, tërmet… Vraponi për në Surrel… Vetëm aty nuk ka kulla

0

Shkruan Poli Hoxha

Ky termet i frikshem (qofte me kaq), i kthjelloi edhe me menefregistet, per qytetin-bunker ku jetojme. Pashe njerez te lemerisur, qe edhe pse kishin dale nga shtepite ishin njesoj ne panik, sepse pane se jetojne ne nje qytet-kurth sic eshte bere Tirana.

Pashe nena me femije te vegjel ne krahe qe qanin, e ato vrapomin me kote, te gjenin nje shesh ku te mos i kapte dot rrezja e pallateve te larte, bythe me bythe.

Pashe biznesmene, njerez te thjeshte, mafioz, politikane, pleq femije qe bertisnin; mbathjani nga liqeni se vetem aty nuk na kap. Po mendoja se deri ne fund te mandatit te ri te ketyre makuterve, as Liqeni nuk do te jete me nje destinacion, ku te pakten tu shpetish pallateve kur shemben nga ndonje termet (larg qofte), vetem pak me i madh se ky.

Po mendoja gjithashtu kur shihja gjithe ata njerez ne panik qe donin te braktisnin lagjet e tyre, te kthyera papritur ne nje rrezik jete, se mjafton nje termet si ky, per ta kuptuar te gjithe pa perjashtim (te pasur e te varfer, se nuk kane asnje ndryshim nga minjte qe futen ne nje kuti ku ka nje cope djathe dhe pasi e kane ngrene ate, kuptojne se jane ne kurth.

Ps. Pervecse te liqeni, afer Tirane, nje vend i sigurt per te gjithe jane, edhe fushat e lendinat ne Surel!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu