Në një shtet ligjor nuk ka fajësi jetime

0

Shkruan Zef Bushati

Në një Shtet Ligjor fajësohen njerëzit, me emra të përveçëm, njerëzit që drejtojnë institucionet, që hartojnë ligjet dhe që ata vetë nuk i zbatojnë ato. Fajtorët kanë emër. Nuk fajësohet një nocion abstrakt si “fajin e ka ligji”. Përgjegjësia nuk duhet të mbetet kurrë anonime. Shteti ligjor nuk dështon vetë.

E dështojnë njerëzit që kanë detyrimin ta ndërtojnë dhe ta zbatojnë. Në një shtet ligjor, nëse ligji nuk funksionon, përgjegjësia nuk është anonime. Ajo ka emra dhe institucione. Por ka edhe njerëz që mbajnë shënim emrat e fajtorëve. Përgjegjësi mbajnë ligjvënësit që hartojnë dhe miratojnë ligje të dobëta ose me boshllëqe ose për ti shërbyer Oligarkeve. Përgjegjësi mban edhe Presidenti i Republikes që eshtë Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kryetari i Parlamentit Ligjvënës, Kryeministri, Deputetët, Komisionet Parlamentare Përgjegjëse, Ministria e Drejtësisë që përgatit projektligje, si edhe Prokurorët e Gjyqtarët që kanë detyrimin ta zbatojnë ligjin me paanshmëri.

Pergjegjesi mban dhe opozita parlamentare. Kur secili që u citua më lart kryen detyrën sipas Kushtetutës dhe ligjit, funksionon shteti i së drejtës. Kur secili prej tyre shkel Kushtetutën dhe ia hedh fajin tjetrit, fitojnë korrupsioni, krimi dhe pandëshkueshmëria. Por një gjë është e sigurtë: të gjithë ata që shkelin Ligjin, herët ose vonë do japin llogari para Ligjit dhe do dënohen simbas ligjit. Mos mendoni se nga Shqipëria largohen vetem hallexhinj, jo, jo, janë larguar dhe largohen edhe prokurore e gjykatës për ti shpëtuar ligjit. Zoti vonon por kurre nuk harron.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu