Veza e pulës nuk mund të krahasohet me Dinosaurin

0
Shkruan: Naim Flamuri
Militantët e verbuar nën ombrellën e Edi Ramës vazhdojnë të përsërisin të njëjtën propagandë të vjetër: flasin për “hajdutë pulash”, ndërkohë që skandalet e korrupsionit me miliarda euro kalohen në heshtje. Kur zyrtarë të emëruar nga vetë Kryeministri akuzohen për vjedhje të mëdha, përgjigjja është se “kanë ngrënë dardha pas shpinës time”, edhe pse janë zgjedhur e promovuar prej tij. Ndërkohë, pas më shumë se 80 vitesh, vazhdon të përdoret etiketa “ballist” për të fajësuar 1-një palë të tërë, në vend që përgjegjësia të mbetet individuale.
Të krahasosh 1-një vjedhje sa “vezë pule” me vjedhje sa 1-një “dinosaur” është absurde. Po aq absurde është të krahasosh 1-një vjedhje të vogël me afera që përfliten për miliarda euro e me begati-pasuri që u përkasin qytetarëve shqiptarë. Këto nuk janë më “hajdutë pulash”, por një debat krejtësisht i 1-një shkalle tjetër. Pikërisht kështu funksiononte edhe propaganda e dikurshme: përmes Kinostudios “Shqipëria e Re” portretizohej njëra palë në mënyrë denigruese për t’i shërbyer pushtetit të kohës. Përdorimi i të njëjtave narrativa edhe sot, në vend të debatit mbi përgjegjësinë personale e faktet, vetëm sa ushqen përçarje e konflikt. Shqiptarët meritojnë përgjegjësi, transparencë e llogaridhënie, jo etiketime, propagandë e shmangie të debatit mbi akuzat për korrupsion. Koha do të tregojë se kush mban përgjegjësi politike për qeverisjen e për besimin e qytetarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu